Home » Futboll » United, 62 milionë funte për Cavanin

United, 62 milionë funte për Cavanin

united-62-milion-euml-funte-p-euml-r-cavanin_hdEdinson Cavani sërish është në qendër të vëmendjes për zyrtarët e Manchester Unitedit, megjithëse dukej se uruguaiani ishte më afër Arsenalit.

“Djajtë e Kuq” janë përmendur më së shumti në prag të afatit kalimtar të janarit, pasi si mundësi për t’u transferuar në “Old Trafford” spekulohej për: Gareth Bale, Arturo Vidal, Kevin Strottman dhe Paul Pogba. Së fundi thuhet që gjiganti anglez është gati të paguajë 62 milionë funte për sulmuesin e PSG-së, Edinson Cavani.

Uruguaiani synohej edhe nga Arsenali, ku do të formonte një dyshe të fortë me Alexis Sanchezin, por “Djajtë“ janë në përparësi për shkak të mundësive më të mëdha financiare që do t’i kenë në vitin 2015.

Cavani ishte përmendur si përforcim i mundshëm tek United edhe në kohën kur skuadra drejtohej nga David Moyes, por deri transferimi i tij, megjithatë, nuk ndodhi.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni