Home » Volejboll » UMB Volej shpallet kampione në volejboll

UMB Volej shpallet kampione në volejboll

UMB Volej shpallet kampione në volejbollSkuadra UMB Volej shpallet për herë të parë kampione e Shqipërisë në volejboll për femra.

Ekipi i drejtuar nga Gurabardhi mundi 3-2 në sfidën e tretë skuadrën e Partizanit, duke e mbyllur fazën play off-it me fitoren 2-1.

U mendua se fitorja do të ishte shumë e lehtë për skuadrën e UMB Volej, e cila fitoi dy setet e para, por vajzat e ekipit të Partizanit nuk u dorëzuan dhe arritën të barazonin rezultatin me sete dhe të çonin gjithçka drejt setit të pestë.

Në këtë set, skuadra e UMB Volej u tregua më e qartë, duke mos i lënë asnjë hapësirë kundërshtarëve të bënin surprizën në “Ramazan Njala” në Durrës.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni