Home » Kampionati Shqiptar » U luajtën lojët 1/8 të finale të Kupës së 58-të të Shqipërisë

U luajtën lojët 1/8 të finale të Kupës së 58-të të Shqipërisë

20091021102606_artShumë ndeshje interesante u zhvilluan në ndeshjet e para të 1/8 të finale të Kupës së 58-të të Shqipërisë.

Për këtë rreth ishin kualifikuar 16 ekipet më të mira të këtij edicioni, ku përfshihen 12 të superiores dhe 4 të kategorisë së parë. Duke i hedhur një vështrim çifteve të formuara nga shorti, dallon menjëherë se do të ketë një luftë të fortë sportive për të siguruar hyrjen në 1/4 e finaleve.

Sot u luajtën takimet e para, në të cilat u arritën edhe rezultate surprizë. Kështu, fituesja në fuqi e Kupës, Flamurtari, është mundur 1:0 në Ersekë, nga Gramozi debutues në superligë, Dinamo, kryesuesja e kampionatit, ka humbur 1:0 në Ballsh, në “derbin ballshiot të Besnikëve“, Vllaznia ka triumfuar bindshëm në Kamëz, 3:1 ndaj skuadrës vendase, në barazim 1:1 është mbyllur sfida e “Selman Stermasit“, mes Partizanit dhe Teutës, ndërkohë që Besa ka dalë faqebardhë nga fusha e Laçit, duke fituar 1:0.

Në barazim 1:1 ka përfunduar sfida e Krujës, mes Kastriotit dhe Shkumbinit, ashtu siç është mbyllur në barazim, 2:2, edhe sfida e “Roza Haxhiut“, mes Lushnjës dhe Tiranës, ndërsa Apolonia ka humbur 1:0 në Korçë, me Skënderbeun vendas. Duke parë këto rezultate, mund të thuhet se Tirana, Besa dhe Vllaznia, janë dukshëm të favorizuara për të kaluar në turin tjetër, pasi kanë fituar ose barazuar në transfertë, në ndeshjet e para.

Edhe Dinamo, pavarësisht se u mund 1:0 në Ballsh, në ndeshjen e kthimit i ka shanset për t’u kualifikuar, ashtu si Teuta, që barazoi me të kuqtë, në fushën e këtyre të fundit, 1:1, ndërkohë që të hapura duken sfidat e kthimit mes Skënderbeut dhe Apolonisë, Gramozit dhe Flamurtarit, Kastriotit dhe Shkumbinit.

Grupi A

Lushnja-Tirana 1:2

Bylis-Dinamo 1:0

Kastrioti-Shkumbini 1:1

Laçi-Besa 0:1

Grupi B

Kamza-Vllaznia 1:3

Partizani-Teuta 1:1

Gramozi-Flamurtari 1:0

Skënderbeu-Apolonia 1:0  /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni