Home » Basketboll » U hodh shorti për botërorin e basketbollit “Turqia 2010”

U hodh shorti për botërorin e basketbollit “Turqia 2010”

fiba2010U hodh shorti për kampionatin botëror në basketboll, “Turqia 2010”, i cili do të zhvillohet nga 18 gushti deri më 12 shtator të vitit të ardhshëm në katër qytete turke: Ankara , Stamboll , Izmir  dhe Kayser .Të 24 skuadrat e kualifikuara për këtë kampionat janë ndarë në 4 grupe.
Grupin A e përbëjnë: Argjentina (e bronztë në olimpiadën e Pekinit dhe kampionatin e Amerikës), Serbia (e argjendtë nga Euro Basket 2009), Australia (nënkampione e Oqeanisë), Gjermania (në Turqi udhëton falë ftesës speciale të bërë nga FIBA, apo “wild card”), Angola (kampionia aktuale e Afrikës) dhe Jordania (e bronztë në kampionatin e Azisë)
Në grupin B do të garojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës (kampioni aktual olimpik), Sllovenia (e Sani Beqiroviqit), Brazili (kampioni aktual i Amerikës), Kroacia, Irani (kampioni aktual i Azisë) dhe Tunizia (e bronztë në kampionatin e Afrikës)
Grupi C, ndoshta më i forti përfshinë Greqinë (nën-kampionen aktuale të Evropës), Puerto Ricon (nën-kampionen aktuale të Amerikës), Rusinë (në Turqi udhëton falë ftesës speciale të bërë nga FIBA, apo “wild card”), Kinën (nën-kampionien e Azisë), Bregun e Fildishtë (nën-kampionin e Afrikës) dhe skuadrën nikoqire, Turqinë.
Grupi i fundit, ai D, përbëhet nga Spanja (kampionia e Evropës), Franca, Kanada, Lituania (në Turqi udhëton falë ftesës speciale të bërë nga FIBA, apo “wild card”), Zelanda e Re (kampionia e Oqeanisë) dhe Libani (në Turqi udhëton falë ftesës speciale të bërë nga FIBA, apo “wild card”).
Sistemi i garave parasheh që 4 skuadrat më të mira nëpër grupe të kualifikohen në të tetën e finales, dhe më pas garat do të zhvillohen me sistemin e eliminimit: çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale.
Natyrisht, si çdo herë pas luftës, edhe këtë herë të drejtën ekskluzive për transmetimin e ngjarjeve më të mëdha të basketbollit i ka kanali juaj dhe yni, Kohavision.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat:

Komentoni