Home » Basketbolli i Kosovës » Turneu final i Kupës së Kosovës në Basketboll shtyhet për një javë

Turneu final i Kupës së Kosovës në Basketboll shtyhet për një javë

Turneu final i Kupës së Kosovës në Basketboll shtyhet për një javëTurneu final i Kupës së Kosovës në Basketboll, që ishte paraparë të mbahej në fundjavën e ardhshme në Suharekë, është shtyrë për një javë.

Burime të koha.net bëjnë me dije se kjo vjen pas kërkesës së KB Yllit, si organizatore e këtij turneu të rëndësishëm në vend, për të pasur më shumë kohë për t’u përgatitur më mirë. Këtë e kanë kërkuar edhe Prishtina dhe Peja, që me 3 dhe 4 mars luajnë në Ligën Ballkanike, transmeton Telegrafi.

Në këtë Turne pritet të marrin pjesë katër ekipet më të suksesshme në konkurrencën e meshkujve dhe dy ekipet më të suksesshme në konkurrencën e femrave.

Fitues të vitit të kaluar të Kupës janë Sigal Prishtina në konkurrencën e meshkujve dhe Penza në konkurrencën e femrave.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni