Home » Xhudo » Turne “Adem Jashari” edhe në xhudo

Turne “Adem Jashari” edhe në xhudo

xhudoTë shtunën në Prishtinë do të mbahet turneu ndërkombëtar “Adem Jashari”, për nder të kryeheroit tonë kombëtar, i cili turne këtë vit si kurrë më parë do të sjell ekipe të forta dhe cilësore nga afër dhjetë shtete pjesëmarrëse.

Turneu do të mbahet më 29.11.2014 në ora 11:00 dhe këtë vit do të jetë turne i fortë, në të cilin do ketë edhe garues me nivel nga shtete të forta të xhudos si Rumunia, Bullgaria, Turqia, Kroacia, Shqipëria, Maqedonia dhe të gjitha klubet kosovare, njofton Federata e Xhudos e Kosovës.

Luftëra të forta priten sidomos për të rritur, e ku do të marrë pjesë edhe garuesi më i mirë ksovarë për meshkuj, Akil Gjakova, për momentin kandidat për Lojëra Olimpike, i cili do të ketë konkurrencë të fortë, sidomos me garuesit nga Bullgaria dhe në kategorinë e të cilit priten luftëra shumë interesante.

Gara do të zhvillohet në 4 tatami në të gjitha grupmoshat, femra dhe meshkuj. Kurse, për femra do të ketë luftëra të forta në mes garueseve kosovare dhe garueseve rumune e turke, sidomos në grupmoshat e reja.

Në këtë turne pritet të marrin pjesë rreth 250 garues./zeri/

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni