Home » Skijim » Triumfi i parë në karrierë i zviceranes Aufdenblatten

Triumfi i parë në karrierë i zviceranes Aufdenblatten

skijim femratSkijim: Kupa e botës- Super G -Femrat

Skiatorja zvicerane Fraenzi Aufdenblatten ka triumfuar për herë të parë në karrierë, duke qenë më e shpejta më Super Sllallomin e Madh në qendrën e skijimit Val d’Isere të Francës.

Pozita e dytë i takoi bashkëkombëses së saj Nadji Styger, ndërsa në podium në pozitën e tretë u gjend kryesuesja e renditjes së përgjithshme kampionia aktuale amerikania Lindsey Vonn, e cila me 60 pikë të fituar është shkëputur nga skiatorja gjermania Maria Reisch, me të cilin e para kësaj gare ndanin me pikë të njëjta kryesimin.

Në pesëshen e parë të garës arritën të renditën madje tri skiatore zvicerane që flet për një mbizotërim të zviceraneve në Val d’Isere.

Shtegu: Val d’Isere

Lart. Mbidetare

Në start: 1984 m

Në Finish: 1730 m

Temp: -13

Rezultatet

1. Fraenzi Aufdenblatten (Zvic) 1:26.43

2. Nadia Styger (Zvic) +0.23

3. Lindsey Vonn (SHBA) +0.26

4. Fabienne Suter (Zvic) +0.90

5. Nadia Fanchini (Ita) +1.02

Renditja e përgjithshme

1. Lindsey Vonn (SHBA) 581 pikë

2. Maria Riesch (GJER) 531

3. Kathrin Zettel (AUT) 384

4. Elisabeth Görgl (AUT) 298

5. Anja Pärson (SWE) 298 /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni