Home » Kampionati Italian, Kampionati Spanjoll » Tri ekipe italiane kërkojnë Drenthen

Tri ekipe italiane kërkojnë Drenthen

drenthe-bioSipas mediave italiane, Juventusi, Milani dhe Fiorentina, janë të interesuar të transferojnë Royston Drenthe nga Real Madrid.

22-vjeçari holandez ka një të ardhme të pasigurt në Santiago Bernabeu dhe është e mundur që ai të largohet nga klubi në muajin janar. Mediat në Itali spekulojnë se Juve dhe Milan seriozisht janë duke menduar të bëjnë ofertë për mbrojtësin e majtë, i cili po ashtu mund të luajë edhe si anësor i majtë. Për shërbimet e Drenthe verën e kaluar ishte e interesuar edhe Fiorentina.

Viola dëshiron ta angazhojë lojtarin në formë huazimi me mundësi të transferimit të tij të përhershëm në fund të sezonit për një shumë prej 9 deri në 10 milionë euro. Drenthe kaloi në Bernabeu në vitin 2007, por vazhdimisht po përballet me vështirësi të formës dhe nuk mund të sigurojë vend në ekipin e parë të trajnerit Manuel Pellegrini.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni