Home » Kampionati Kosovar » Trepça synon të mbrojë titullin

Trepça synon të mbrojë titullin

Kampioni në fuqi Trepça nga Mitrovica edhe për edicionin ri të garave, ka paralajmëruar se do të mëton të njëjtin qëllim.

Ata në vitin e kaluar rikthyen titullin e kampionit pas 17 vjetësh. Trepça për disa vite ishte edhe anëtare e kategorisë së dytë të garave, ndërkaq në edicionin e fundit mblodhi rreth vetës futbollistë të cilësisë më të lartë.

“Xehetarët”, nën drejtimin e trajnerit Gani Sejdiu grumbulluan 59 pikë, katër më shumë se përcjellësi i parë, Prishtina.

Trepça ia kishte dalë që të shënojë 16 fitore, 11 barazime dhe pësoi gjashtë humbje. Sulmuesit e tyre realizuan 46 herë, ndërkaq mbrojtja pësoi 27 gola.

Trepça largoi gjashtë futbollistë, të cilët ishin bartës të lojës së tyre, si portierin boshnjak, Suad Pertinac, pastaj edhe Florent Hazirin, Bardhyl Kaçiun, Patrik Doçin, Muharrem Sylejmanin dhe Berat Hysenin.

Drejtuesit e skuadrës mendojnë se me ardhjen e Arsim Plepollit nga KEK-u dhe Burim Sadikut të Kosovës së Vushtrrisë, do t’ia dalin të krijojnë sërish një skuadër konkurrente për titull.

Ata në fundjavë takohen me Lirinë, në duel për Superkupën e Kosovës, ndërkaq në javën e parë do të ndeshën me Drenicën në shtëpi

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni