Home » Basketbolli i Kosovës » Trepça më e fortë me qendra!

Trepça më e fortë me qendra!

Java e parë e stinorit pranveror përkatësisht e 15-të e Technomarket Superligës së Kosovës në basketboll nis me ndeshjen Peja-Trepça.

Ballafaqimi mes këtyre rivalëve të vjetër do të zhvillohet të shtunën, në palestrën e sportit në “Karagaç” të Pejës, me fillim në orën 19.00. Basketbollistët e Pejës e kanë ruajtur fondin e basketbollistëve dhe me dy përforcimet që bënë në afatin kalimtar dimëror, si me Merovcin e Ebibin e Kolegjit Eurosport nga Prishtina, mëtojnë ta ndalin Trepçën e Mitrovicës.

Trepça udhëton për fitore dhe përparësitë e saja sipas tyre janë pozitat e qendrës. Vigan Radoni, basketbollist i Pejës, tha se do të mundohen ta mposhtin Trepçën. Është e vërtetë se do të jetë një sfidë e vështirë, por kemi besim të madh në vete dhe mendoj se do të arrijmë të nisim mbarë stinorin pranveror.

Përveç që ishte larguar në vjeshtë Spahiqi, kemi ruajtur kuadrin e basketbollistëve, si Pushiqin, Kurajën, po ashtu me dy përforcimet Ebibin e Merovcin, dëshmojmë se Peja ka kapacitete të përballet me çdo skuadër. Ndeshjes i hyjmë me ambicie që të luajmë sa më mirë dhe të shënojmë fitore.

Në vjeshtë me Trepçën kemi pasur seri negative, dy ndeshje dhe dy humbje nga ta. Mendoj se kjo seri e keqe e vjeshtës do të thyhet të shtunën mbrëma”, tha Radoni. Nga tabori tjetër, pikëshënuesi më i mirë, Drilon Hajrizi, ka thënë se Trepça ka shumë përparësi ndaj Pejës.

“Mendoj se cilësia është në anën tonë dhe jemi edhe favorit. Peja ka basketbollist të rinj, të papërvojë dhe nuk e ka atë kapacitet çfarë e ka Trepça. Sidomos në pozitat e qendrës jemi shumë më të mirë, ndërsa Peja pothuajse nuk ka basketbollist të këtij nivelit.

Kjo është lehtësuese edhe për ne që të mbizotërojmë dhe të kthehem më fitore. Më e mira te Trepça është se e kemi ruajtur garniturën e basketbollistëve që kemi pasur në vjeshtë dhe mendoj se kjo e bënë skuadrën edhe më të kompozuar dhe më të fuqishëm.

Në çdo pikëpamje jemi të përgatitur dhe natyrisht se presim fitore”, tha Hajrizi. Peja zë vendin e katërt me 21 pikë, ndërsa Trepça është një pozitë më lartë me vetëm 25 pikë. Të shtunë zhvillohet edhe ndeshja në mes Kolegjit Eurosport nga Prishtina dhe Dritës nga Gjilani.

E shtunë

K. Eurosporti – Drita 16.00 (Xh. Beqiri, F. Ramadani, A. Goqaj).

Peja-Trepça 19.00 (M. Gashi, A. Rifati, A.Vula).

E edil

Bambi – Kosova 15.00 (H. Zeka, H. Grezda, A. Halili).

Sigal Prishtina – BB Bashkimi 19.00 (D. Mehmeti, Xh. Mumini, E. Raça). /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni