Home » Kampionati Kosovar » Trepça fiton derbin

Trepça fiton derbin

Kampioni aktual Trepça ka fituar derbin e xhiros së parë të sezonit pranveror, pasi mposhti nënkampionin vjeshtor, Hysin me rezultat 2:1, takim ky i luajtur të dielën në “Adem Jashari” në kuadër të javës 18 të Superligës së Kosovës në futboll.

Ballafaqimi në mes “xehetarëve” dhe skuadrës nga Merdara, ka dhënë një lojë të fortë nga të dy palët me disa aksion të mira dhe tre gola të shënuar.

Ishte skuadra e Hysit që nëpërmjet Mentor Zhdrellës kaloi në epërsi, mirëpo nikoqirët me autogolin e Benis Krasniqit barazuan rezultatin në 1:1. Ndërkaq mesfushori Bardhyl Kaçiu me golin e tij në minutën 76 i siguroi tri pikë skuadrës mitrovicase.

KEK-u e ka nisur në mënyrë më të mirë të mundshme pjesën e dytë të garave, pasi në udhëtim mundi Flamurtarin prej 1:2. Sulmuesi kuqezi Artan Gashi (32’), solli në epërsi ekipin vendëse, por pesë minuta më vonë Naim Kodraliu barazoi shifrat në 1:1.

Pikët e plota “elektricistëve” ua siguroi Ilir Izmaku me golin e tij të shënuar në minutën 90.

Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe Ballkani i Therandës, duke e mundur me rezultat 2:1 skuadrën e Vëllaznimit të Gjakovës. Me fitore sezonin pranveror e ka nisur edhe Besa e Pejës, që në transfertë mundi Ferizajn prej 0:1. Edhe Trepça ’89, me golin e Emin Baliqit mposhti Lirinë 1:0.

Superliga / Xhiroja e 18-të

Rezultatet

Trepça ’89-Liria1:0

Flamurtari-KEK-u 1:2

Ferizaj-Besa 0:1

Trepça-Hysi2:1

Ballkani-Vëllaznimi2:1

Drenica – Prishtina, kjo ndeshjet luhet të mërkurën

TABELA

1. Prishtina 17 39

2. Hysi 18 33

3. Besa 18 29

4. Liria 18 26

5. Trepça18 27

6. Trepça ‘891825

7. KEK-u18 25

8. Flamurtari18 20

9. Drenica17 19

10. Vëllaznimi18 19

11. Ballkani18 19

12. Ferizaj18 13

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni