Home » Kampionati Kosovar » Trepça fillon sezonin me barazim

Trepça fillon sezonin me barazim

Trepça e nis me frena Superligën kosovare. Skuadra mitrovicase barazoi 0-0 në shtëpi me Llamkos Kosova, në një ndeshje shumë të luftuar dhe agresive, aq sa u dhanë dhe dy kartona të kuq.

Ekipi vendas ishte dominues ndaj miqve nga Vushtria sidomos në 45 minutat e para, ku ju afruan disa herë golit. Rastin më të mirë, xehetarët e patën në minutën e 28-të, kur Maxhuni u pengua në zonë nga portieri mik Beqiri, i cili u ndëshkua me karton të kuq.

Nga pika e bardhë megjithatë Shabani nuk goditi sic duhet duke lënë të paprekur rezultatin. Në minutën e 32-të, forcat në fushë u barazuan pasi Fetahi mori kartonin e dytë të verdhë duke lënë mitrovicasit me 10 vetë. Kjo duket se e penalizoi në ndërtimin e lojës skuadrën vendase, që e pati të vështirë më pas të ishte e qartë në aksionet sulmuese.

Në pjesën e dytë madje ishte Llamkos që ju afrua më shumë golit por sulmuesit nga Vushtria nuk u treguan të saktë. Ndërkohë që në minutën e 65-të, ndeshja u ndërpre për disa minuta si pasojë e presionit të tifozëve të Llamkosit ndaj gjyqtarit anësor. Me këtë barazim Trepca e nis me hap të gabuar kampionatin ndryshe nga Prishtina dhe Trepca 89, me këta të fundit që në javën e dytë do të presin në shtëpi pikërisht Llamkosin.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat:

Komentoni