Home » Futboll » Tre vjet burg për ish-administratorin e deleguar të Juventusit, Antonio Xhiraudon

Tre vjet burg për ish-administratorin e deleguar të Juventusit, Antonio Xhiraudon

girauAty ku ishte drejtuar gishti edhe më herët se ka pasur dallavere të futbollit, edhe morën dënimin me burg.

Dihet fortë mirë se në vitin 2006 skuadra e Juventusit, njëra nga skuadrat më të njohura në histori, ka pasur shumë trukime të ndeshjeve në Serie A, që ishin zbuluar atëkohë këto gjëra. Vërtetë këto dallavere atëkohë çuan peshë pothuajse tërë botën e futbollit. Për të gjitha këto dallavere atëkohë ishte larguar Juventusi nga Serie A në atë B dhe ishte dënuar edhe me minus pikë.

Kësaj here i ka ardhur dënimi edhe ish-administratorit të deleguar i Juventusit, Antonio Xhiraudon, i cili është dënuar me tre vite burgim për mashtrim sportiv në skandalin e trukimit të ndeshjeve në vitin 2006. Vendimi është marrë nga gjykata e Napolit, në kuadër të procesit të ngritur në ngarkim të ish-drejtuesve të Juventusit, të cilët kanë zgjedhur gjykimin e shkurtuar.

Nga organi i akuzës ishte kërkuar një dënim prej pesë vitesh për Xhiraudon. Gjithashtu, është dënuar me dy vite edhe presidenti Aia Laneze si dhe gjyqtari Dondarini. Ndërkohë që gjyqtari tjetër, Ticiano Pieri, ka marrë një dënim prej dy vjet e katër muajsh. Ndërkaq, gjykata napolitane ka liruar nga akuzat shtatë persona të tjerë, midis të cilëve vetëm gjyqtari Roki është ende në aktivitet. Menjëherë pas leximit të vendimit, ai ka shpërthyer në lot dhe i ka telefonuar Pierluixhi Kolinës, që gjithmonë i ka besuar.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni