Home » Futboll » Tre shqiptarë luajtën përballë Bayernit

Tre shqiptarë luajtën përballë Bayernit

Xherdan Shaqiri e ka nisur ndeshjen nga minuta e parë, Beg Ferati aktivizohet në pjesën e dytë sikurse edhe Taulant Xhaka. Këtë herë mungojë talenti i madh Granit Xhaka, për shkak të obligimeve që ka pasur me kombëtaren e Zvicrës U-19.

Skuadra e futbollit Baseli në kuadër të përgatitjeve që po i zhvillojnë për edicionin pranveror kanë zhvilluar një ndeshje miqësore futbolli me skuadrën e njohur gjermane, Bayern nga Munich. Ndeshje ka zgjuar kërshëri të jashtëzakonshme të adhuruesve në stadiumin St.Jakob-Park në Basel, që ishin tubuar 20087 shikues.

Bayerni e ka fituar ndeshjen me rezultat 3:1 dhe atë në çastet e fundit të ndeshjes. Ka qenë lojë e mirë, e cila ka kënaqur adhuruesit në stadium, që ishin ardhur të shohin gjigantin e futbollit evropian, Bayernin. Ajo që ishte edhe më interesante, në radhët e Baselit janë aktivizuar tre shqiptarë.

Xherdan Shaqiri e ka nisur ndeshjen nga minuta e parë, ndërsa Beg Ferati është inkuadruar në lojë në minutën e 62-të të ndeshjes, ndërsa Taulant Xhaka ka luajtur nga minuta e 76-të. Në këtë ndeshje miqësore ka munguar talenti i madh i futbollit zviceran, shqiptari Granit Xhaka, i cili nuk ka mundur t’i ndihmojë skuadrës për shkak të obligimeve që ka pasur më kombëtaren e Zvicrës U-19.

Baseli e nisi ndeshjen furishëm, duke iu dhuruar adhuruesve gëzimin në minutën e 10-të me golin e shënuar nga futbollisti Streller. Në 45 minutat e parë të ndeshjes, Baseli i tre shqiptarëve, u mbrojtë me sukses të lartë, duke e ruajtur këtë epërsi dhe shkuar në pushim me shifrat 1:0. Në pjesën e dytë ka qenë lojë mjaft dinamike dhe Bayerni arriti në minutën e 73-të ta barazoi rezultatin 1:1 me golin e realizuar nga futbollisti Altintop.

Në finish të ndeshjes, Klose ka qenë i pafalshëm për mbrojtjen vendase pikërisht për portierin e Baselit. Bayern nëpërmjet Kloses kaloi në epërsi në minutën e 85-të dhe në atë të 87-të, duke e dërguar në 1:3 rezultatin dhe me të cilin edhe përfundoi ndeshja.

Shaqiri luajti 90 minuta me sukses të plotë përballë Bayernit të fuqishëm, por paraqitje të mira ka pasur edhe mbrojtësi Beg Ferati së bashku me mesfushorin e talentuar Taulant Xhaka, që luajti vetëm 14 minuta. Për Xhakën 14 minuta kanë qenë të njaftueshme që të luajë përballë yjeve të skuadrës së Bayernit të fortë.

Baseli nuk ka pasur fat në këtë miqësore dhe për pesë minuta e humbi ndeshjen, megjithëse luajti mjaft mirë. Adhuruesit që e kishin mbushur stadiumin u kënaqën me lojë te të dyja skuadrave, duke parë raste dhe veprime të mira si të njërës palë dhe skuadrës tjetër.

Baseli bëri një test të mirë në kuadër të përgatitjeve, duke sprovuar pothuajse shumicën e futbollistëve dhe parë formën e tyre sa janë të gatshëm për garat pranverore.

Basel-Bayern 1:3 (1:0)

Stadiumi St. Jakob-Park–

Shikues: 20‘087.

Gjyqtarë: Circhetta.

Shënues: Streller (10′) pwr Baselin dhe Altintop (73′), Klose (85′ e 87′) pwr Bayernin. Basel: Wessels; Sahin, Abraham (Ferati 62′), Cagdas (Marque 62′), Safari; Shaqiri, Huggel (Gelabert 62′), Cabral (T. Xhaka 76′), Stocker (Schürpf 62′), Almerares (Zanni 62′), Streller (Gadient 62′).

Bayern: Butt; Lahm, van Buyten, Demichelis, Badstuber; Müller, van Bommel, Schweinsteiger, Pranjic; Gomez, Olic. Në pjesën e dytë luajtën: Rensing, Görlitz, Lell, Contento, Braafheld; Altintop, Tymoschchuk, Alaba, Pranjic; Klose, Ekici. /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni