Home » Kampionati Botëror "Brazili 2014" » Tragjedi e rëndë – Togo largohet nga kupa afrikane

Tragjedi e rëndë – Togo largohet nga kupa afrikane

Kombëtarja e Togos ditë më parë ka pësuar një tragjedi të rëndë që gjatë do të mbajë mend.

Një sulmi terrorist që është dënuar nga e gjithë bota e futbollit. Sipas informacioneve më të reja, numri i personave të vdekur raportohet se ka arritur katërshin, pasi autobusi u përball me një sërë plumbash nga rebelët vendas, sapo kishte kaluar kufirin nga Republika Demokratike e Kongos për në enklavën Cabinda të Angolas.

Kjo ka qenë njëra nga ngjarjet më shëmtuese, më tragjike të vitit 2010. Pas vdekjes së shoferit të autobusit, mediat franceze shkruajnë se edhe tre të tjerë kanë gjetur vdekjen, një asistent trajner, një zyrtar i shtypit dhe portieri i rezervë i ekipit, Kodjovi Obilale.

“Togo është larguar nga Kupa Afrikane e Kombeve pasi autobusi i ekipit ra nën plumba në Angola. Ylli i Cityt, Emmanuel Adebayor, i cili është kapiten i ekipit të Togos, ka dalë i padëmtuar dhe ai dhe bashkë-lojtarët e tij u takuan në mëngjes para se të vendosin se dëshirojnë të largohen nga turneu”.

Ndeshja e parë e tyre ishte në plan të zhvillohet të hënën kundër Ganës, por ata tash do të kthehen në shtëpi te familjet e tyre.

Organizatorët megjithatë kanë thënë se turneu do të zhvillohet”, thuhet në një deklaratë të Manchester Cityt. /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat:

Komentoni