Home » Kampionati Italian » Totti i rikthyer shënon tre gola për Romën

Totti i rikthyer shënon tre gola për Romën

totiRomë, 22 nëntor – Kapiteni Francesco Toti, i rikthyer pas një dëmtimi të gjatë, ishte njeriu i ndeshjes së sotme në “Olimpiko” midis Romës dhe Barit. Italiani realizoi të tre golat për verdhe-zinjtë në fitoren 3-1 përballë barezëve në shtëpi (6’, 14’ dhe 28’).

Në ndeshjen në Milano ndërmjet ekipit të Milanit dhe asaj të Calgarit u shënuan më së shumti gola gjithsej 7. Në fund triumfoi Milan me rezultat 4 – 3 (Seedorf 5’; Borielo 38’; Pato 40’; Ronaldinho 61’ (p) / Matri 9’; Lazari 30’; Nene 70’).

Sampdoria ka mposhtur në “Marasi” Chievon 2 -1, me gola të shënuar nga Poli në minutën e 19-të dhe Pacini në të 65-tën. Për veronezët shkurtoi diferencën Mantovani dhjetë minuta para fundit.

Paqe e “bardhë” në “San Paolo”, aty ku Napoli i Valter Mazarrit nuk ka shkuar më tepër se një barazim pa gola përballë Lazios në krizë, në një ndeshje të tensionuar dhe me shumë kartonë të verdhë.

Barazim edhe në “Renzo Barbera”, ku Palermoja vendas priste Katanian. Me rezultat 1-1 përfundoi kjo ndeshje, ku vendasit lënë dy pikë mjaft të çmuara. Martinez në minutën e 55-të e bëri të pavlefshëm golin e Miliacos, që u dha vendasve avantazhin e përkohshëm që në minutën e katërt.

Humbje në transfertë për Genoan. Të besuarit e Gasperinit u mundën 2-1 nga Livorno në “Armando Piki”, duke humbur terren në renditje. Humbet edhe Siena në shtëpi ndaj Atalantës. 2-0 përfundoi ky takim, që i sheh blu-zinjtë triumfues, ndërkohë që Bereta nuk e ka nisur me mënyrën e duhur rikthimin e tij tek Siena.    /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni