Home » Kampionati Italian » Totti: Aquilani do të jetë shumë i sukseshëm

Totti: Aquilani do të jetë shumë i sukseshëm

Alberto Aquilani RomaKapiteni i Romës, Francesco Totti, është i bindur se mesfushori italian Alberto Aquilani do të jetë shumë i suksesshëm në Premier League te skuadra e Liverpoolit.

Totti të martën ka thënë për mediumet italiane se Aquilani mund të luajë në çdo pozitë dhe Liverpooli ka bërë veprim të mirë me transferimin e tij.

Aquilani ende nuk ka debutuar në Premier League shkaku i lëndimit. Ai gjatë verës për 25 milionë euro u transferua nga Roma.

“Alberto është talent i madh dhe ai do t’i tregojë vlerat e tij të vërteta. Ka një teknikë të përkryer dhe mund të luajë kudo”, ka thënë Totti.

“Unë besoj shumë tek ai, edhe pse nuk pati fat”.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni