Home » Futboll » Tottenham-Wigan 9:1

Tottenham-Wigan 9:1

6772264Wigani gjatë shumë gjatë do të mbajë mend skuadrën e Tottenhamit.

Jo për diçka të mirë, por për debaklin që ia ka shkaktuar me rezultat 9:1, në javën e 13-të të premierligës angleze në futboll. Tottenham sidomos në pjesën e dytë të ndeshjes e ka turpëruar keq shumë keq Wiganin. Serinë e golave e ka nisur Crouch në minutën e 9-të, për ta vazhduar Defoe në minutën e 51-të dhe 54-të. Mysafirët zvogëlojnë epërsinë në 3:1 në minutën e 57-të nëpërmjet futbollistit Scharner. Pas këtij golit hapet loja e furishme e gjigantit anglez, Tottenham, duke e mbytur me gola Wiganin. Defoe e ngriti në 4:1 në minutën e 58-të.

Lennon 5:1 shënoi në minutën e 64-të dhe për 6:1 shënoi sërish Defoe pikërisht në minutën e 69-të. Ky ishte goli i katërt i tij gjatë kësaj ndeshje. Në minutën e 87-të Defoe shënoi edhe golin e pestë të tij në ndeshje dhe për rezultatin 7:1. Vazhdon turpërimi i Wiganit. 8:1 epërsia në minutën e 88-të, kur Kirkland shënoi autogol, dhe për 9:1 realizoi Krajncar në minutën e 90-të të këtij takimit. Bolton pësoi humbje 0:2 në shtëpi nga skuadra e Blackburnit.

Autorë të fitores së mysafirëve janë futbollistët Dunn (32′) dhe Ricketts (73′ nga penalltia). Stoke shënoi fitore me rezultat 1:0 me golin që e realizoi Fuller në minutën e 74-të, duke e mposhtur Portsmouthin.

Rezultatet

Manchester United – Everton 3:0

Sunderland – Arsenal 1:0

Hull – West Ham 3:3

Chelsea – Wolves 4:0

Burnley – Aston Villa 1:1

Birmingham City – Fulham 1:0

Liverpool – Manchester City 2:2

Stoke – Portsmouth 1:0

Tottenham – Wigan 9:1

Bolton wanderers – Blackburn 0:2

Tabela

1. Chelsea 13 11 0 2 33:8 33

2. Manchester United 13 9 1 3 26:12 28

3. Arsenal 12 8 1 3 36:15 25

4. Tottenham 13 8 1 4 32:18 25

5. Aston Villa 13 6 4 3 21:13 22

6. Manchester 12 5 6 1 23:16 21

7. Liverpool 13 6 2 5 29:20 20

8. Sunderland 13 6 2 5 21:19 20

9. Stoke 13 5 4 4 13:15 19

10. Burnley 13 5 2 6 16:26 17

11. Blackburn 12 5 1 6 16:25 16

12. Fulham 12 4 3 5 14:15 15

13. Everton 12 4 3 5 15:20 15

14. Birmingham 13 4 3 6 11:14 15

15. Wigan 13 4 2 7 14:31 14

16. Hull City 13 3 3 7 13:28 12

17. Bolton 12 3 2 7 15:26 11

18. West Ham 13 2 5 6 19:23 11

19. Wolves 13 2 4 7 12:26 10

20. Portsmouth 13 2 1 10 10:19 7 /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni