Home » Kampionati Gjerman » Tottenham përgadit ofertë për Flaminin

Tottenham përgadit ofertë për Flaminin

Tottenham raportohet se është duke përgatitur një ofertë për mesfushorin e Milanit, Mathieu Flamini.

Daily Mail shkruan se Flamini ka dështuar të sigurojë një vend të rregullt në mesfushën e Milanit dhe është kërkuar nga ai të luajë në rolin e mbrojtësit. Por lojtari dëshiron të luajë në pozitën e tij.

“Nuk dua të luaj si mbrojtës, unë jam mesfushor”, ka thënë Flamini.

Tottenhami thuhet se dëshiron ta shfrytëzojë këtë pakënaqësi të talentit francez, me trajnerin Harry Redknapp që është i gatshëm ta sjellë atë në White Hart Lane.

Flamini kaloi pjesën më të mirë të karrierës së tij duke u aktivizuar për Arsenalin, me Arsene Wenger që dëshironte ta mbajë atë, por lojtari vendosi të largohet si transferim i lirë

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni