Home » Futboll » Toskit i ka ndodhur një e papritur

Toskit i ka ndodhur një e papritur

Futbollisti Faton Toskit i ka ndodhur një e papritur para nisjes për në Turqi.

Toski ka harruar ta marrë me vete pasaportën, kur skuadra e tij, Eintracht Frankfurt, po bëhej gati të udhëtonte drejt Turqisë për fazë përgatitore.

Kjo nuk është hera e parë që i ndodh një gjë e tillë këtij futbollistit, por i ka ndodhur edhe vitin e kaluar kur kishte harruar të paraqitej për shërbimin ushtarak gjerman.

Gjilanasit i është dashur të udhëtojë me një aeroplan tjetër drejt destinacionit të ekipit, ndërsa trajneri Michael Skibbe është shprehur i pakënaqur për këtë pakujdesi. “Sigurisht, do të jetë një gjobë në euro”, tha ai.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni