Home » Futboll » Torres: Po kthehem në shtëpi

Torres: Po kthehem në shtëpi

torres-po-kthehem-n-euml-sht-euml-pi_hdFernando Torres është i kënaqur që ka arritur marrëveshje për t’u huazuar te Atletico Madridi nga Milani.

Sulmuesi spanjoll vazhdoi me formën e tij jo të mirë edhe në Serie A, ndërsa Rossonerët pasi e blenë kartonin e tij nga Chelsea, vendosën ta huazojnë te Los Rojiblancos deri në fund të sezonit, transmeton Telegrafi.

“Ky ka qenë një klub fantastik me vite të tëra duke fituar shumë trofe. Gjithmonë ekziston momenti kur të gjithë kthehen në shtëpi”.

“Qëndroja në tribuna kur isha fëmijë. Mendoj se është një privilegj që e kam rastin të kthehem. Mezi pres që të kënaqem duke luajtur dhe duke u stërvitur sërish atje”, ka deklaruar Torres në një konferencë për shtyp.

Zyrtarizimi i marrëveshjes do të ndodhë më 5 janar, pas hapjes së afatit kalimtar dimëror.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni