Home » Kampionati Anglez » Torres kërkon nga pronarët përforcime urgjente

Torres kërkon nga pronarët përforcime urgjente

Liverpool, 15 janar -Njëri nga dy futbollistët më të mirë të Liverpoolit, spanjolli 25 vjeçar Fernando Torres i ka porositur pronarët që të investojnë të holla për gjetjen e përforcimeve të reja.

“Duhet ta ruajmë trajnerin Benitez nga presionet e shumta. Kësaj do t’i ndihmojë vetëm investimi serioz në përforcime”, ka deklaruar Torres, i cili u lëndua në pjesën e parë të ndeshjes kundër ekipit të Reading, ekip ky i cili është duke luftuar për të avancuar në Ligën e Dytë angleze.

“Kjo është frustuese. Stinorin e kaluar e përfunduam në vendin e dytë. Ky stinor është dashur të jetë edhe më i mirë, është dashur të bëjmë diçka më të madhe. Tani radhën e kanë pronarët, të cilët duhet të gjejnë përforcime të reja për të vazhduar më tutje.

Po të dëshirojmë të luajmë me Manchesterin apo Chelsean, ne na duhet kuadër shumë më i gjerë të lojtarëve kualitativë, ndërsa në këtë stinor prioritet i yni do të jetë fitimi i Ligës së Evropës. Patjetër duhet ta fitojmë këtë kupë, pasi nuk kemi gjasa për titullin anglez. Do të ishte mirë që të sigurojmë një vend ndër katër më të mirët në Ligën angleze”.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat:

Komentoni