Home » Kampionati Anglez » Torres i zhgenjyer

Torres i zhgenjyer

Futbollisti Fernando Torres është i çuditur që Liverpooli nuk po ka suksese në këtë kampionat.

Torres ka pritur rezultate më të mira, por si duket Liverpoolit nuk po i prin fati në shumë ndeshje. “Për fat të keq ky kampionat nuk po shkon ashtu siç ne dëshiruam, por forma jonë më e mirë pritet të vijë.

Le të shpresojmë se mund të tregojmë një sërë paraqitjesh të mira së bashku dhe në maj ne mund të bisedojmë se sa i mirë ka qenë ky kampionat. Ne ende kemi objektiva për të arritur.

Jemi më se të bindur se mund ta rikthejmë pozitën që e meritojmë në tabelë dhe kjo ende është në duart tona. Ne kemi nevojë vetëm për pak fat si ekip, për të qenë në gjendje të fitojmë trofe”, tha Torres.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni