Home » Kampionati Anglez » Torres edhe pak rikthehet në fushë

Torres edhe pak rikthehet në fushë

Fernando_Torres_486675Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, ka pohuar se sulmuesi Fernando Torres, është shumë afër rikthimit në fushë pas lëndimit.

Torres është shoqëruar me lëndime të shpeshta dhe së fundi u dëmtua në detyrë me kombëtaren e Spanjës. Por, Benitez shpreson se ai do të rikthehet për takimin kundër Blackburnit.

“Informatat për Torres-in të cilat i kemi marrë së fundi ishin shumë pozitive, ai ndjehet mirë. Do të shohim se si do të jetë në stërvitjet e ardhshme, por duket se gjërat po shkojnë në kahe të mirë. Nëse do të jetë mirë edhe në disa ditët e ardhshme do të mund të luajë kundër Rovers”, ka thënë Benitez.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni