Home » Kampionati Botëror "Brazili 2014" » Topi 11 ngjyrësh do të rrokulliset nëpër Afrikë të Jugut

Topi 11 ngjyrësh do të rrokulliset nëpër Afrikë të Jugut

05-kete-top-shtine-ne-balline-ne-vend-te-asaj-fotos-tjeter4Cape Town, 5 dhjetor – Topi që do të shfrytëzohet në Botërorin 2010 të futbollit, i njohur me emrin “Jabulani” është prezantuar të premten në Cape Town.

“Jabulani”, top i prodhuar nga kompania e njohur për pajisje sportive “Adidas”, do të jetë top zyrtar i botërorit “Afrika e Jugut 2010” dhe ai ka hasur në vlerësime pozitive nga vetë protagonistët – futbollistët.
Topi ka 11 ngjyra, që simbolizojnë 11 futbollistët e një skuadre, si dhe numrin e gjuhëve zyrtare në Afrikë të Jugut.

Topi ka gunga aerodinamike përbrenda, që do ta bëjë fluturimin e tij më stabil në të gjitha kushtet e mundshme.
“Ky top është fantastik. Çdo goditje me të është e njëjtë sikur që planifikoj”, ka thënë mesfushori gjerman i Chelseat Michael Ballack.

Vlerësime pozitive për topin e “Botërorit 2010” pati edhe ylli brazilian i Real Madridit Ricardo Leite Kaka.
“Për mua me rëndësi është kontakti me top dhe për këtë ky top është fantastik”, ka thënë Kaka.
Skuadrat si Milan, Bayern Munchen, Orlando Pirates e Ajax Cape Town e kanë testuar këtë top gjatë vitit 2008. Këto skuadra janë partnerë të “Adidasit” dhe kanë ndihmuar në dizajnimin e këtij topi.

“Mund të ndjesh energjinë se si vjen te ti. Si një goditje”, ka thënë portieri çek i Chelseat Petr Cech.
“Adidas” po vazhdon të bëjë përparime në krijimin e topave të rinj. Kompania e njohur e ka ndërmend të vazhdojë me revolucione edhe në garat e ardhshme të UEFA-s, FIFA-s dhe Kupës së Afrikës. “Adidasi” qysh tash është duke punuar për topin e Botërorit 2014, që do të mbahet në Brazil.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni