Home » Futboll » Top 100 futbollistët e vitit 2014: Neuer i pari

Top 100 futbollistët e vitit 2014: Neuer i pari

l-rsquo-equipe-neuer-futbollisti-i-vitit-2014_hdManuel Neuer ka mposhtur dy rivalët e Topit të Artë, Cristiano Ronaldo and Lionel Messi, për të marrë kreun e listës së futbollistëve më të mirë të vitit të shpallur nga L’Equipe.

Portieri i Bayern Munich dhe i kombëtares gjermane, i cili fitoi Bundesligën dhe Botërorin gjatë vitit që shkoi (2014), po ashtu ka siguruar vend në Ekipin më të Mirë të Vitit të revistës franceze.

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka dalë i dytë derisa ai i Barceloonës, Lionel Messi, ka përfunduar i treti në renditjen e këtij viti.

Nga emrat tjerë të përfshirë në listë janë edhe anësori i Bayernit dhe i Holandës, Arjen Robben, që ka përfunduar në vendin e katërt, derisa ish-kapiteni i Bayernit dhe i Gjermanisë, Philipp Lahm, ka dalë i pesti.

Anësori i Manchester United dhe kombëtares s Argjentinës, Angel Di Maria, dhe braziliani i Barcelonës, Neymar, kanë pushtuar pozitën e gjashtë, respektivisht të shtatë.

Gjermani i Bayernit, Thomas Muller, uruguaiani i Barcelonës, Luis Suarez, dhe suedez i Paris Saint-German, Zlatan Ibrahimovic, mbyllin top dhjetëshin.

Titulli i më të mirit mund t’i japë shpresa Neuer se mund ta fitojë edhe Topin e Artë që zbulohet javën e ardhshme, me Ronaldon që shihet si favorit për ta fituar titullin më të madh individual.

top1

top2

top3

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni