Home » Futboll » Toni së shpejti në Valencia

Toni së shpejti në Valencia

1178925375_fde36caa37Sulmuesi i Bayern Munchenit, italiani Luca Toni është një hap larg transferimit te skuadra spanjolle Valencia, shkruajnë të mërkurën mediumet italiane.

Toni 32-vjeçar mësohet se tashmë ka arritur marrëveshje trevjeçare me Valencian dhe në radhët e tyre do të transferohet në miniafatin kalimtar të dimrit.

Sulmuesi italian ka telashe te skuadra bavareze me trajnerin holandez Louis Van Gaal dhe për këtë arsye ka vendosur të largohet nga Bundesliga.

Valencia ka ofruar kushte më të mira për Tonin, që thuhet se tashmë ka refuzuar rikthimin në Seria A te skuadrat Fiorentina, Napoli dhe Roma që ishin të interesuara për shërbimet e tij.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni