Home » Kampionati Italian » Toni ikën nga Bayerni, vesh fanelën e Romës

Toni ikën nga Bayerni, vesh fanelën e Romës

Sulmuesi italian Luca Toni ka nënshkruar kontratë me Romën, kështu që ka vendosur që nga janari të luajë në tandem me Francesco Tottin, me të cilin në mënyrë të shkëlqyeshme ka bashkëpunuar në Botërorin 2006 kur Italia e fitoi titullin kampionit.

Në Romë do të nis lufta e Luca Tonit që t’i bëjë ftesë Lippi për në Botërorn 2010 në Afrikën e Jugut. Sulmuesi korpulent ka vendosur që të kthehet në atdhe edhe pse ka pasur ofertë edhe nga HSV-, Atleticos nga Madrid dhe Dinamo nga Moska.

Në kryeqendrën italiane vjen pa pagesë pasi që Bayerni i ka ofruar mjaft për shkëputje të kontratës.

Toni ishte në pamëshirën e trajnerit Louis Van Gaal, i cili fare nuk e futi në lojë prej fillimit të stinorit me përjashtim të ndonjë rasti. Ish futbollisti i Fiorentines është i kënaqur që të bashkëpunojë me Ranierin

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni