Home » Futboll » Togo kthehet në shtëpi

Togo kthehet në shtëpi

Kryeministri i Togos, Gilbert Huongbo ka thënë se sulmi mbi kombëtaren e futbollit të vendit të tij, në të cilin u vranë 3 vetë ishte një humbje e madhe për vendin e tyre dhe një ngjarje e turpshme për futbollin afrikan.

Zoti Huongbo tha këtë ndërsa mirëpriti kthimin e kombëtares togoleze në vend.

Kombëtarja, e cila menjëherë pas sulmit kishte shprehur dëshirën që të kthehej në vendin e vet e ndryshoi mendjen pasi bisedoi me zyrtarët e Angolës dhe përfaqësuesit e Konfederatës së futblloit afrikan.

Ata thanë dëshironin që të nderonin personat e vrarë duke marrë pjesë në kampionat, mirëpo qeveria togoleze ishte e vendosur që ata ktheheshin në shtëpi në mënyre që ajo të merrte pjesë në tre ditë zie kombëtare të shpallur për nder të personave të vrarë kur kolona e tyre u ishte sulmuar brenda Angolës.

Togo ndërkohë ka kërkuar shpjegim nga Angola se përse nuk pati asnjë paralajmërim për rreziqet e udhëtimit në Kabinda, ku u organizua prita fatale.

Portieri i kombëtares Kodjovi Obilale, i plagosur në këtë sulm është dërguar në një spital të Afrikës së Jugut, ku ndodhet në gjendje të qëndrueshme, por ende në reanimacion.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni