Home » Kampionati Shqiptar » Tirana dhe Kavaja ndahen barazim

Tirana dhe Kavaja ndahen barazim

tirana logoSkuadra e Besës nga Kavaja ka humbur hapin në luftë për titullin e kampionit, me barazimin që ka arritur në shtëpi 1:1 me skuadrën e Tiranës, në javën e 15-të të Kampionatit të Shqipërisë në futboll.

Golin e parë e ka shënuar Babamusta në minutën e 23-të, duke kaluar në epërsi kavajasit 1:0. Ndërkaq, Tirana dy minuta e fundit të ndeshjes barazoi rezultatin 1:1 pikërisht në minutën e 88-të me anë të Ahmatajt. Besa renditet në vendin e dytë me 27 pikë, ose 14 pikë më pak se Dinamo e Tiranës. Tirana renditet e treta me 24 pikë, po aq sa ka edhe Apolonia.

Ky barazim për Besën është i pariparueshëm sepse shumë vështirë do të ketë ta zë kryesuesin e tabelës, Dinamon.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni