Home » Basketboll » Tirana dhe Flamurtari Fituan

Tirana dhe Flamurtari Fituan

basketball_hoopBasketbollistët e Tiranës dëshmuan lojë më të mirë në finalen e kupës së Shqipërisë dhe shënuan fitore me rezultat 88:52 kundër Valbonës.

KB Tirana është fitues e kupës në konkurrencën e meshkujve. Padyshim se basketbollistët e Tiranës në asnjë çast nuk kanë lejuar që rivali të jetë i rrezikshëm për ta. Më së miri e ilustrojnë edhe çerekët që kanë përfunduar në favor të Tiranës: 24:7, 20:14, 12:17, 32:14.

Valbona nuk e ka treguar lojën e pritur dhe humbje me rezultat të tillë e ka tronditur këtë skuadër. Ndërkaq, vashat e Flamurtarit nga Vlora ishin për një nuancë më të mira dhe ngadhënjyen në finale e kupës së Shqipërisë me rezultat 73:65 ndaj Tiranës.

Flamurtari është fituese e kupës së Shqipërisë ndër femrat. Vlonjatet keq e nisën çerekun e parë të ndeshjes, duke pasur rezultatin në disfavor të veten, 14:24. Në çerekët e radhës Flamurtari dëshmoi forcën e saj dhe ka fituar çerekët kësisoj: 15:13, 28:15 dhe 16:13. rezultati përfundimtar 73:65 në të mirë të Flamurtarit.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: , ,

Komentoni