Home » Futboll » Tiago huazohet kurse Merida transferohet

Tiago huazohet kurse Merida transferohet

Mesfushori i Juventusit, portugezi Tiago Mendes deri në fund të këtij edicioni do të luajë në Primera Division me skuadrën Atletico Madrid.

Lajmi është bërë i ditur të mërkurën nga gazeta spanjolle “Marca” pasi Juventusi e ka huazuar Tiagon te Atletico Madridi deri në fund të këtij edicioni.

Tiago 28-vjeçar këtë edicion te Juventusi ka patur minutazhë të vogël, ndërsa Atletico Madridi në fund të këtij edicioni ka të drejtë në blerjen e kartonit të portugezit për tetë milionë euro.

Krahas Tiagos skuadra spanjolle në radhët e veta ka transferuar edhe sulmuesin e Arsenalit, Fran Merida që ka firmosur kontratë deri në qershorin e vitit 2014.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni