Home » Futboll » Tevez shkëlqeu, Manchester City triumfon

Tevez shkëlqeu, Manchester City triumfon

Tevez ka qenë trim i mbrëmjes dhe më së i merituari për fitoren e skuadrës së Manchester Cityt, i cili mposhti skuadrën e Blackburnit me rezultat 4:1.

Kjo ndeshje është zhvilluar në kuadër të javës së 21-të të premierligës angleze në futboll. Futbollisti Tevez qysh në minutën e 7-të shënoi për rezultatin 1:0, duke paralajmëruar tri pikë për skuadrën e tij. Richards shënoi për 2:0 pesë minuta para përfundimit të pjesës së parë.

Tevez ka dalë përsëri në skenë në minutën e 49-të dhe ka shënuar për shifrat 3:0 duke ia humbur të gjitha shpresat skuadrës rivale. Mysafirët shënojnë golin e nderit në minutën e 71-të nëpërmjet futbollistit Pedersen.

Trimi i ndeshjes, Tevez shënoi edhe het-trikun e tij në minutën e 90-të për rezultatin përfundimtar 4:1. Manchester City me këto tri pikë të reja renditet në vendin e katërt me 38 pikë, ndërsa Blackburni i 13-ti me vetëm 21 pikë. /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni