Home » Kampionati Shqiptar » Teuta mysafirë i Partizanit

Teuta mysafirë i Partizanit

tirana6Të mërkurën (sot) zhvillohen ndeshjet e para të 1/8 të finales të Kupës së Republikës së Shqipërisë në futboll.

Janë kualifikuar 16 ekipet më të mira të këtij edicioni, ku përfshihen 12 të superiores dhe 4 të kategorisë së parë. Duke i hedhur një vështrim çifteve të formuara nga shorti, dallon menjëherë se do të ketë një luftë të fortë sportive për të siguruar hyrjen në 1/4 e finaleve.

Në fakt, tani fillon dhe “nxehet” gara në Kupë, ku siç dihet janë shumë ekipe që e kërkojnë atë. Përveç ekipeve tradicionalisht në garë për këtë trofe, sivjet u është “oreksi” edhe disa ekipeve të tjera, si Apolonia, Gramozi, Kastrioti, Shkumbini, madje edhe Kamza që militon në kategorinë e parë.

Grupi A duket sikur ka më shumë rivalitet, por edhe në grupin B ekipe si Vllaznia, apo Apolonia, do të kërkojnë të pamundurën për të arritur të paktën në finale, pasi vetë objetivat e këtyre skuadrave, për të cilën edhe është investuar, e tregon këtë gjë, teksa kërkojnë kupat e Europës.

GRUPI A

Lushnja – Tirana

Bylis – Dinamo

Kastrioti – Shkumbini

Laçi – Besa

GRUPI B

Kamza – Vllaznia

Partizani – Teuta

Gramozi – Flamurtari

Skënderbeu Apolonia   /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni