Home » Kampionati Botëror "Brazili 2014" » Tensionohen marrëdheniet midis Algjerisë dhe Egjiptit

Tensionohen marrëdheniet midis Algjerisë dhe Egjiptit

2010worldcupTifozët e përfaqësueses së Algjerisë, të zemëruar kanë sulmuar zyret e kompanisë egjiptiane në Algjeri, Orascom Telecom pas disfatës që pësoi shteti i tyre nga Egjipti në Kairo.

Tensionet ndërmjet këtyre dy shteteve i ka ngritur edhe reagimi i tifozëve egjiptian të cilët kanë gjuajtur me gurë autobusin e përfaqësueses së Algjerisë dhe kanë rrahur disa tifozë algjerian në Kairo.

Është raportuar edhe për të vdekur pas incidenteve të krijuara në Kairo, pas përleshjeve mes tifozëve egjiptian dhe algjerian.

Gazetat egjiptiane kanë publikuar foto të tifozëve algjerian në aeroportin e Kairos para largimit të tyre nga Egjipti.

Ndeshja e së mërkurës, që do të zhvillohet në fushën asnjëanëse të Sudanit.do të jetë vendimtare për biletën për Afrikën e Jugut. Egjipti ka avantazh 2:0.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni