Home » Boks » Të shtunën meçi mes Johnsonit dhe Klitschkos

Të shtunën meçi mes Johnsonit dhe Klitschkos

klitchko-sp4Bern, 11 dhjetor – Boksieri amerikan Kevin Johnson, e ndien si obligim patriotik për të sjellë sërish në SHBA titullin e botës në peshën e rëndë në boks. Johnson të shtunën mbrëma në Bernë do të ndeshet me ukrainasin Vitaly Klitschko për titullin e versionit WBC në boks. Klitschko është pronar i këtij titulli.
Johnson njëri prej boksierëve të pakët amerikanë që janë në gjendje të sfidojnë titullin e botës në peshën e rëndë, është në dijeni se çfarë vlere do të kishte po të fitonte titullin ai.
“Të sjellësh titullin e botës në SHBA është gjëja më e rëndësishme tash. Nuk ka çmim më të madh se titulli i botës në peshën e rëndë. Që kur evropianët e kanë marrë në pronë kategorinë e rëndë, boksi e ka humbur hijeshinë. Shumica e amerikanëve nuk mund të tregojnë se cili është kampion i botës në boks në kategorinë e rëndë. Kur i mendoj boksierët e mëdhenjë si Jack Johnson, Joe Louis, Muhammad Ali, Larry Holmes e Mike Tyson e shoh se këta boksierë ishin kampionë të vërtetë, ata ishin ikona. Klitschkot janë aksidentalisht këtu dhe unë do të përmirësoj këtë gabim. Unë do t’i sjell sërish shkëlqimin peshës së rëndë”, ka thënë Johnson në konferencë për media.
Johnson 30-vjeçar në karrierën e tij në boksin profesionist ka bilanc prej 22 fitoreve (9 KO) dhe 1 barazim.
Vëllezërit ukrainas Klitschko janë pronar të tre prej katër titujve më të rëndësishëm në peshën e rëndë (WBC, IBF dhe WBO). Vitaly Klitschko është pronar i titullit WBC, ndërsa Vladimiri pronar i titullit IBF dhe WBO.
Amerikani i fundit që ka mbajt në pronë titullin e botës në kategorinë e rëndë ishte Shannon Briggs. Briggs e humbi këtë titull në qershor të vitit 2007 në përballje me rusin Sultan Ibragimov.
Klitschko ndërkohë thotë se është në formë fenomenale për të mposhtur Johnsonin. Klitschko së fundi mbrojti titullin e botës në shtator të këtij viti, ku në SHBA e mposhti amerikanin Chris Arreola.
“Unë jam në formë shumë të mirë dhe përgatitjet kanë qenë fenomenale. Mezi pres të dal në ring. Kevin Johnson është një boksier shumë i rrezikshëm. Ai në 23 luftëra është i pamposhtur. Teknikisht është shumë më i mirë se kundërshtari im i fundit, Arreola. Unë e di se nuk mund të nënvlerësoj Johnsonin, mirëpo nuk kam dyshime se do të mbaj në pronë titullin”, ka thënë Klitschko.
Klitschko në ringun profesionist ka bilanc prej 38 fitore (37 KO) dhe 2 humbje.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni