Home » Futboll » Të shtunën finalja e kupës së botës, Barcelona – Estudiantes

Të shtunën finalja e kupës së botës, Barcelona – Estudiantes

barcelonaKampioni i Evropës, Barcelona, synon edhe kupën e botës për skuadrat në futboll.

Barcelona të shtunën do të takohet me njërën prej skuadrave më cilësore të Argjentinës, Estudiantes. Barcelona hyri në finalen e kupës së botës, pasi mundi me rezultat 3:1 Atlanten nga Meksika.

Kjo ndeshje është zhvilluar në Stadiumin “Sheikh Zayed” në Abu Dhabi. Të parët në epërsi kaluan meksikanët me golin e shënuar në minutën e 5-të nga futbollisti Guillermo Rojas.

Barcelona e barazoi në minutën e e 35-të nëpërmjet Sergio Busquets. Golat e fitores i shënuan Messi (55′) e Pedro (67’).

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni