Home » Boks » Të dielën do të mbahet kampionati i boksit

Të dielën do të mbahet kampionati i boksit

boksKreu i Federatës së Boksit të Kosovës ishte në mëdyshje të mbajë Kampionatin e Kosovë në boks të shtunën apo të dielën, por në fund vendosën të dielën me 20 dhjetor.

Zëdhënësi i federatës, Latif Demolli, ka thënë se në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, do të zhvillohet Kampionati vetjak i Kosovës dhe pritet të ketë meçe atraktive e cilësore.

“Të dielën, me 20 dhjetor, në orën 11.00 do të mbajmë kampionatin. Mendoj se do të jetë një kampionat mjaft cilësorë dhe besoj se cilësia do të jetë më e mirë se në të kaluarën. Të gjitha përgatitjet janë bërë për këtë kampionat dhe çdo gjë është e gatshme qysh sot. Pritet të jetë edhe një numër i mirë i adhuruesve në tribuna”, tha Demolli.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni