Home » Kampionati Italian » Tare është shkarkuararkuar ngaLacio

Tare është shkarkuararkuar ngaLacio

IGLI TARERomë, 7 dhjetor – Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Igli Tare është shkarkuar nga roli i drejtorit sportiv në klubin italian të futbollit, “Lacio”.

Lajmi u bë i ditur sot nga faqja zyrtare klubit roman ku shkruhet se “Igli Tare nuk është më drejtor Sportiv i Lacios, pasi është shkarkuar”.

Presidenti i Lacios, Klaudio Lotito pas humbjes së Lacios në derbin e mbrëmshëm me Romën 0-1, në mesnatë nuk mungoi të marrë vendimet e radhës për drejtorin sportiv Igli Tare dhe përgjegjësin e komunikimit, Stefano De Martino. Presidenti Lolito i ka përjashtuar të dy nga detyrat e tyra.
Igli Tare ka zhvilluar mbi 60 ndeshje me ekipin kombëtar shqiptar duke shënuar 10 gola. Ndërsa karrierën e tij e ka kaluar në Gjermani, ku ka luajtur për Karlsruhen dhe Kaiserslauternin dhe në Itali, ku ka luajtur për Breshian Bolonjën dhe së fundi me Lacion, ku mbylli dhe karrierën si futbollist. Që prej vitit të kaluar, Tare mbante rolin e drejtorit sportiv në klubin e Lacios.

Sipas mediave italiane, kjo ishte diçka që ai e kishte përgatitur që përpara këtij takimi, por që humbja me Romën e vulosi. Lacio nuk ka fituar në kampionat që prej 30 gushtit kur mundi Kievon në Verona 2-1 dhe nuk ka shënuar gol në Serinë A që prej nje muaji.
Kandidatet kryesor që mund të zëvendësojnë të Igli Taren janë ish-futbollsti i Lacios, serbi Sinisa Mihajlovic dhe tekniku Gianni De Biasi.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni