Home » Skijim » Tahirin e pret garë e vështirë në Austri

Tahirin e pret garë e vështirë në Austri

albin tahiriSkiatori Albin Tahiri do të përfaqësojë kombëtaren e Kosovës në ski në garën ndërkombëtare që do të zhvillohet nga data 11-14 dhjetor në Qendrën skiatore në Matrei Ostt te Austrisë.

Kryetari i Federatës së Skive të Kosovës, Hajrush Demaj tha se do të jetë një garë shumë e vështirë, por ka besim të plotë në cilësitë e skiatorit të shquar te Albin Tahirit. “Tahiri do të marrë pjesë në disiplinën e supersllallomit të madh dhe në atë të super-kombinimit alpik. Kjo garë është në kalendarin e FIS-it dhe për ne do të jetë shumë më rëndësi të madhe”, tha Demaj. Albin Tahiri ka zhvilluar përgatitje për këtë garë dhe pret një prezantim të denjë të kombëtares së Kosovës.

“Para një kohe e kemi bërë transferin e skiatorit Tahiri nga Sllovenia në Kosovë dhe është i licencuar për pjesëmarrje në garat ndërkombëtare. Ai javën e kaluar ka bërë stërvitje të posaçme në Austri në këto dy disiplina që do ta prezantojë Republikën e Kosovës. Fatkeqësisht në këtë garë përveç Tahirit, nuk kemi mundësi të dërgojmë edhe skiatorë të tjerë për shkak të krizës financiare që kemi.

Duhet theksuar se këto dy disiplina (supersllallomit të madh dhe në atë të super-kombinimit alpin) që janë në program të FIS-it konsiderohen si mjaft të rrezikshme dhe të shpejta, për të cilat Albin Tahiri i plotëson kushtet për të fituar pikë të FIS-it që do të jenë të rëndësishme për Olimpiadën Dimërore 2010 që mbahen në Vankover te Kanadasë”, theksoi Demaj. Hajrush Demaj shpreson se në garat e ardhshme ndërkombëtare që pritet të zhvillohet në javët e ardhshme është optimist se do të shkojnë më me shumë garues.

“Në garat e ardhshme ndërkombëtare që janë në program të FIS-it në disiplinat teknike sllallom dhe sllallom i madh do të shkojmë më me shumë reprezentues nga Kosova. Konsideroj se me të gjitha telashet financiare që po ballafaqohem në këtë kohë, do t’i heqim qafesh sa më shpejt dhe të marrim frymë më lirshëm. Mjerisht kushtet financiare po e diktojnë edhe pjesëmarrjen e garuesve tanë në aktivitetet e ndryshme ndërkombëtare.

Iu bëj apel sponsorëve të ndryshëm që ta ndihmojnë skijimin në këtë kohë që gjendet në pozitë të pavolitshme. Synimi ynë është që në garat ndërkombëtare të kemi rezultate sa më të mira dhe të fitojmë sa më me shumë pikë në renditjen e FIS-it”, ka thënë Demaj.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni