Home » Skijim » Tahiri pa plasman në Austri

Tahiri pa plasman në Austri

albin tahiri“Nga 27-29 dhjetor pritet të mbahet turneu ndërkombëtar në Francë dhe besojmë se do të marrim pjesë në këtë aktivitet që është në program të FIS-it. Pas vitit të ri përkatësisht më 7-13 janar në Kajser të Turqisë do të mbahet gara tjetër ndërkombëtare”, tha Hajrush Demaj, kryetar i FSK-së.

Skiatori Albin Tahiri nuk ka pasur fat sportiv që të shënoi rezultate të mira në garën ndërkombëtare të mbajtur në Austri. Kryetari i Federatës së Skitarisë së Kosovës, Hajrush Demaj, tha se Tahiri fatkeqësisht ka mbetur pa plasman në Austri.

“Sipas fjalëve që më ka thënë skiatori Albin Tahiri, ka pasur gabime në dy disiplina: në supersllallom të madh dhe në atë të super-kombinimit alpin. Prandaj, nuk ka pasur fat sportiv që të arrijë diçka më shumë. Megjithatë, pjesëmarrja e tij në këtë garë është një përvojë e mirë që të ardhmen gabimet e tilla të mos përsëriten në garat e ardhshme”, ka thënë Demaj.

Pas këtij mos suksesit në Austri, Demaj thotë se nuk duhet që të zhgënjehen, por kërkon mobilizim të përgjithshëm dhe premton punë më të madhe që të përgatiten për garat e ardhshme që e presin në fund të muajit dhjetor dhe në fillim të janarit. “Na presin gara e radhës ndërkombëtare. Nga 27-29 dhjetor pritet të mbahet turneu ndërkombëtar në Francë dhe besojmë se do të marrim pjesë në këtë aktivitet që është në program të FIS-it.

Kuptohet për të shkuar në Francë duhet edhe mjete mjaft të mëdha financiare. Sipas llogaritjes që kemi bërë së paku duhet tetë mijë euro që të realizohet udhëtimit dhe qëndrimi në Francë. Pas vitit të ri përkatësisht më 7-13 janar në Kajser të Turqisë do të mbahet gara tjetër ndërkombëtare, që për ne do të jetë shumë domethënëse. Prandaj na pret shumë punë për t’u përgatitur për këto gara, në të cilët synojmë të kemi paraqitje të mirë”, tha Demaj.

Kombëtarja e Kosovës ka disa skiatorë potencial që mund të bëjnë më tepër në garat e ndryshme ndërkombëtare. “Kemi disa skiatorë të dëshmuar në nivel kombëtar që realisht presim rezultate në arenën ndërkombëtarë. Nga skiatorët që llogarisim më shumë në rezultate janë: Dardan Pupovci, Erduan Sefaj, Ardian Islami, Agon Kapuqi, Dorina Mema, Albin Tahiri, Egzon Xharravina etj.

Këta skiatorë janë një brumë i mirë dhe që premtojnë rezultate të mira. Si federatë jemi përqendruar që në garat e ardhshme të kemi rezultate sa më të mira, që të fitojmë sa më shumë pikë në renditjen e FIS-it”, tha Demaj. Qëllimi i Demajt është që të gjejnë mjete për të shkuar në garat e ndryshme dhe ai shpreson shumë se do t’i dalë në ndihmë si zakonisht Departamenti i Sportit të Kosovës. /kohanet

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni