Home » Posts tagged with "Vëllaznimi"

Prishtina shtyn Vëllaznimin drejt rangut të dytë

Futbollistët e Prishtinës kanë shënuar fitore të thellë ndaj atyre të Vëllaznimit për të bërë një hap para drejt titullit kampion, kurse gjakovarëve për t’ua vështirësuar edhe më shumë ekzistencën në Superligë. Prishtina të dielën në terrenin e vet mposhti Vëllaznimin (5:0), në ndeshjen e javës së 27-të të Raiffeisen Superligës. Prishtina mbetet e para me... 
Etiketat: ,

Ngec Hysi, Prishtina me lehtësi mposht Ferizajn

Hysit i është vështirësuar rruga në luftë drejt titullit të kampionit, pasi është mposhtur në Pejë nga Besa me rezultat 3:2. Tani bardhezinjtë e shohin veten nëntë pikë larg liderit të Superligës, Prishtina, e cila pa vështirësi e mposhti Ferizajn. Ndërsa Flamurtari assesi nuk po e shijon dritën e kësaj pranvere. Kuqezinjtë e pësuan humbjen e katërt rresht nga Trepça ’89. Hysi... 

Fytyra tjetër e Vëllaznimit

“Vëllaznimi ka krizë të futbollistëve, ndërsa kushte i ka të mira, duke iu falënderuar edhe mbështetjes që ka nga Kuvendi Komunal i Gjakovës”, tha Ajet Shosholli, kryetrajner. Situata është shumë e rëndë sa i takon fondit të futbollistëve në skuadrën e Vëllaznimit nga Gjakova. Pothuajse e tërë përbërja e parë e skuadrës është larguar dhe kanë mbetur vetëm tre futbollistë... 

Pritet zgjidhje e favorshme për klubin

Duhet gjetur zgjidhje të duhur dhe të favorshme për Kuvendin Komunal dhe për Vëllaznimin e Gjakovës, pasi është e pamundur të funksionojë mbarë dhe si duhet nga mjetet e buxhetit komunal. Këtë prononcim për situatën jo të mirë materiale në klub e ka dhënë Pal Lekaj, kryetar i komunës së Gjakovës i cili në tentim të gjetjes së një zgjidhjeje për këtë klub ndër më... 
Etiketat: ,

Vllaznia e Shkodrës e interesuar për portierin e Vllaznimit të Gjakovës

Portieri i Vëllaznimit nga Gjakova, Kushtrim Mushica, është vëzhguar nga skuadra e njohur shqiptare, Vllaznia e Shkodrës. Shkodranët ishin në ndeshje finale të kupës së Kosovës, Vëllaznimi-Liria dhe panë edhe cilësitë e portierit Mushica. Presidenti Valter Fushaj, i shoqëruar nga trajneri i portierëve Avenir Dani dhe specialisti Armando Cungu, vëmendja e tyre kryesore ka qenë e përqendruar... 

Lirisë trofeu i kupës, gjakovarët kthehen kokulur

Gjithçka nisi qetë e mirë, por ia që dikush në tribunën lindore u përkujdes që kjo festë sportive që tuboi mijëra adhurues e mbi të gjitha shumë struktura politike e sportive të vendit sikur që edhe vet presidenti i Republikës së Kosovës dr. Fatmir Sejdiu me shumë ministra, të mos vazhdojë me atë frymë sportive dhe kështu prishën imazhin e festës dhe të futbollit të Kosovës.... 

Patjetër kupa në Prizren

Kur kanë mbetur edhe disa ditë deri në fillim të kampionatit botërorë, Afrika e Jugut 2010, në Kosovë, adhuruesit e futbollit kanë mundësi të shohin edhe një ballafaqim interesant. Këtë të diele në kryeqytet do të zhvillohet finalja e Kupës së Republikës së Kosovës ndërmjet rivalëve tradicional, Lirisë dhe Vëllaznimit. Njëri nga sulmuesit më të spikatur, prizrenasi Uliks... 
Etiketat: , ,

Vëllaznimi mbetet në Superligë

Futbollistët e Vëllaznimit nga Gjakova në barazh siguruan mbetjen në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll. Vëllaznimi shënoi fitore me rezultat 2:0 në ndeshjen e play-autit, e cila është zhvilluar në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë. Futbollisti Atdhe Gashi ka qenë “hero” i Vëllaznimit me dy golat e tij dhe ia ka siguruar fitoren gjakovarëve me rezultat 2:0. Ndeshja... 
Etiketat:

Dënime deri 18 muaj

Komisioni i Garave i Federatës së Hendbollit të Kosovës, ndeshjen e ndërprerë të javës së 27-të në mes Kosovës së Vushtrrisë dhe Vëllaznimit nga Gjakova, e ka regjistruar me rezultat 10:0 në favor të vushtrriasve. Incidenti që ndodhi gjatë këtij takimi, iu ka kushtuar shumë shtrenjtë individëve që ishin pjesëmarrës. Trajneri i KH Vëllaznimit, Benan Brahushi, është dënuar... 

Liria-Vëllaznimi në finale

Futbollistët e Lirisë nga Prizreni dhe Vëllaznimit nga Gjakova do të takohen në finalen e kupës së Republikës së Kosovës në futboll. Liria eliminoi Besën e Pejës, ndërsa skuadra e Vëllaznimit Gjilanin. Në ndeshjen e kthimit Liria arriti të shënoi fitore me rezultat 2:1 dhe barazimi i ndeshjes së parë 3:3 në Pejë i mundësoi shkuarjen në finale. Skuadra pejane u orvat me të gjitha...