Home » Posts tagged with "Trepça"

Trepça fillon sezonin me barazim

Trepça e nis me frena Superligën kosovare. Skuadra mitrovicase barazoi 0-0 në shtëpi me Llamkos Kosova, në një ndeshje shumë të luftuar dhe agresive, aq sa u dhanë dhe dy kartona të kuq. Ekipi vendas ishte dominues ndaj miqve nga Vushtria sidomos në 45 minutat e para, ku ju afruan disa herë golit. Rastin më të mirë, xehetarët e patën në minutën e 28-të, kur Maxhuni u pengua në... 
Etiketat:

Trepça vlerëson se takimi në Prizren nuk është dashur të vazhdonte

Drejtuesit e klubit të basketbollit Trepça insistojnë se nuk ka pasur kushte për t’u vazhduar loja e tensionuar kundër Sigkos Bashkimit, që u zhvillua të shtunën mbrëma në Prizren, në kuadër të javës së 13-të të BKT Superligës së Kosovës në basketboll. Menaxheri i Trepçës, Lenart Vidishiqi, të dielën ka thënë se ekipi mitrovicas nuk ishte i pajtimit për ta vazhduar... 
Etiketat:

Hajrizi ka gjasa të mbetet te Trepça

Basketbollisti Drilon Hajrizi ka pak gjasa që të mbetet te Trepça, por edhe më pak gjasa që të transferohet te Bashkimi. Hajrizi ka bërë të ditur të hënën se nuk do të transferohet te ekipi prizrenas. Thotë se këtë vendim e ka marrë për arsye personale. “Do të shikoj për kushtet që më ofrojnë një klub nga Hungaria dhe një tjetër nga Portugalia. Nga kalimi te Bashkimi... 

Rrahja në llogarinë e Mustafës

Federata e Basketbollit e Kosovës i ka shqiptuar dënimet për akterët e përfshirë në përleshjen ndërmjet basketbollistëve të Trepçës dhe atyre të Bambit. Këtë incident më së shtrenjti e ka paguar Safet Mustafa, i cili është dënuar përjetë. Klubi serb është dënuar me tri ndeshje pa praninë e shikuesve dhe me 400 euro sa është gjobitur edhe klubi ‘xehetar’. Ndeshja Bambi... 

Trepça fiton derbin

Kampioni aktual Trepça ka fituar derbin e xhiros së parë të sezonit pranveror, pasi mposhti nënkampionin vjeshtor, Hysin me rezultat 2:1, takim ky i luajtur të dielën në “Adem Jashari” në kuadër të javës 18 të Superligës së Kosovës në futboll. Ballafaqimi në mes “xehetarëve” dhe skuadrës nga Merdara, ka dhënë një lojë të fortë nga të dy palët me disa aksion të mira... 
Etiketat: ,

Peja fiton derbin, mposhti Trepçën

Skuadra e Pejës, ka dalë fituese në ballafaqim me Trepçën e Mitrovicës në ndeshjen kryesore të javës së nëntë të Superligës së Kosovës në basketboll. Pejanët pas dy humbjeve të njëpasnjëshme kundër skuadrave që mbajnë kreun e tabelës, Sigal Prishtina dhe Bambi, duket se iu rikthye vetëbesimi. Ata një javë më parë mposhtën Kosovën e Vushtrrisë në udhëtim, ndërkaq... 

Azemi: Kënaqem kur e mund Trepçën

Edmond Azemi, shprehet se këtë vit cilësia e basketbollit ka pësuar rënie, ndërkaq pohon të mos jetë i kënaqur as me pagën që e merr nga klubi bardh e kaltër. Kapiteni i Sigal Prishtinës, Edmond Azemi i vlerëson të suksesshëm tetë javët e para të edicionit të sivjetmë të bardh e kaltërve në Superligë, ndërkaq shprehet se fitoret ndaj Bambit në javën e fundit, dhe triumfi... 

Bambi, më nuk është befasi

Pasi e mposhti skuadrën kampione të Kosovës, Sigal Prishtina, Bambi shënoi fitore edhe ndaj nënkampiones së Kosovës, Trepça. Mirëpo, skuadra e Bambit para vetes ka edhe një provë për të konfirmuar forcën e tij këtë edicion. Është kjo ndeshja ndaj Pejës që do të luhet në palestrën “Minatori” të Mitrovicës në javën e gjashtë të Superligës, shkruan “Koha Ditore”.... 

Në Trepçë, në vend të kontratave “lidhet” besa

Skuadra kampione e Raiffeisen Superligës, Trepça, këtë edicion ka ndërruar praktikën e saj të funksionimit në raport me lojtarët. Tani nuk lidh më kontrata me ta, por vetëm “besë”. Kryetari i klubit mitrovicas, Nexhmedin Haxhiu, thotë se të gjithë lojtarët e Trepçës luajnë pa kontrata, me përjashtim të Liridon Ahmetit e Suad Përtinacit që para një viti e kusur patën... 

Rivaliteti i derbit të ri

Një derbi i ri, kështu mund të vlerësohet përballja Hysi – Trepça, e cila ka dhënë shkëlqimin e vet me tri përballjet e kampionatit të kaluar, kur lojtarët e të dy skuadrave kanë ditur të japin kualitete. Të dielën këto dy skuadra do të kenë rundin e radhës, kur do të luajnë në stadiumin e Hysit në Merdarë. Hysi i mobilizuar si asnjëherë më parë synon fitoren dhe të...