Home » Posts tagged with "Trepça 89"

Trepça 89 – Flamurtari 3:1

Golat u shënuan nga Ibrahim Peci në minutën 30-të dhe Armend Zaberxha në minutat 59 dhe 75 për Trepça 89, ndërsa golin për prishtinasit e shënoi Përparim Livoreka në minutën 53 . Vendësit kanë mundur të shënonin qysh në minutën e parë kur pas një aksioni të rrjedhshëm Idrizi shërben Ramën që nga vija e zonës  gjuan drejt në Fejzën. Dy minuta më vonë Bellopoja pason... 
Etiketat: ,

Sejdiu kthehet te Trepça ’89

Trajneri mitrovicas, Gani Sejdiu do të drejtojë Trepçën ’89 në stinorin pranveror të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll. Sejdiu të premten është emëruar trajner i skuadrës mitrovicase. Sejdiu në krye të Trepçës ’89 do të qëndrojë të paktën deri në fund të edicionit 2010/2011. Arritjen e marrëveshjes e kanë konfirmuar për Koha Ditore kryetari i klubit... 

Tovërlani nuk është më trajner i Trepçës ‘89

Trajneri i Trepçës ’89, Afrim Tovërlani, pas ndeshjes me Vëllaznimin, është përshëndetur me lojtarët e tij, duke ua bërë të ditur se më nuk do të jetë trajner i tyre, bëjnë të ditur të hënën burime të gazetës brenda ekipit mitrovicas. Në të vërtetë, pas humbjes nga Vëllaznimi 3:2 në xhiron e fundit të pjesës vjeshtore, Tovërlani rrugës për në Mitrovicë ua ka... 

Prishtina mposhtet në Mitrovicë

Sulmuesi Berat Hyseni ka dënuar rëndë ish-skuadrën e tij, Prishtinën, pasi shënoi golin e vetëm dhe të fitores (1:0) për skuadrën e re të tij Trepça ’89, në ballafaqimin e këtyre dy skuadrave në kuadër të javës së tetë të Raifeiseen superligës së Kosovës në futboll, që u luajt të dielën në stadiumin “Riza Lushta”. Në Prishtinë, dyshja sulmuese e Flamurtarit,... 

Trepça 89 e gatshme për Superligë

Pos kampionit aktual të futbollit të Kosovës, Trepça, namin e futbollit mitrovicas dëshiron ta mbajë edhe skuadra tjetër “xehetare”, Trepça ‘89. Zaten, kjo skuadër në dy dekadat e fundit ishte vazhdimisht në mesin e më të mirëve, për të kaluar një vit në kategorinë e dytë. Edhe pas rënies në një kategori më të ulët, ata ia dolën të mobilizohen dhe shpejtë të... 
Etiketat:

Rezultate befasuese!

Kryesuesi i tabelës, Trepça ’89 nga Mitrovica papritur është mposhtur në shtëpi me rezultat 2:3 nga Drita e Gjilanit, në ndeshjen e javës së 27-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll. Kjo humbje mund të vlerësohet si befasuese e mitrovicasve, pasi është pritur fitore kundër Dritës. Fitorja e Dritës llogaritet si befasia e javës apo… Fundja Drita mori tri pikë të...