Home » Posts tagged with "Sigal Prishtina"

Sigal Prishtina nuk ndalet, transferon edhe Nate Bowie (Video)

Skuadra kampione e basketbollit kosovar, Sigal Prishtina, ka vazhduar përforcimet për vitin 2015. Pasi përforcoi radhët e veta me ish-lojtarin e San Antonio Spurs, Desmon Farmer, tani është përforcuar edhe me një basketbollist tjetër cilësor nga Amerika, Nate Bowie. Në vazhdim mund ta lexoni komunikatën e klubit të Prishtinës të bërë në Facebook, ku tregohet për biografinë e lojtarit... 

Zyrtare: Sigal Prishtina me trajner të ri

Pasi shkarkoi trajnerin boshnjak, Sabit Hadzic, klubi i basketbollit Sigal Prishtina ka gjetur zëvendësimin e tij. Bëhet fjalë për trajnerin maqedonas, Marjan Iliesvski, i cili tani e tutje do t’i udhëheq “Plisat”. “Ju njoftojmë se KB SIGAL Prishtina ka arritur marrëveshje me trajnerin e mirënjohur Marjan Ilievski i cili së fundmi ishte trajner i KB Liria nga Shkupi, ekip me të cilin... 

Sigal Prishtina nuk vazhdon kontratën me trajnerin Sabit Hadzic

Klubi më i trofeshëm në basketbollin kosovar, Sigal Prishtina, ka njoftuar sot se nuk e ka vazhduar kontratën e bashkëpunimit me trajnerin Sabit Hadzic. Në vazhdim mund ta lexoni komunikatën e lëshuar nga klubi në faqen zyrtare në Facebook: “Ju njoftojmë se KB SIGAL Prishtina dhe trajneri Sabit Hadzic janë pajtuar që të mos vazhdohet kontrata deri në fund të sezonit. Ne e falenderojmë... 

Zyrtare: Gary McGhee largohet nga Sigal Prishtina

Klubi basketbollistik SIGAL Prishtina ka shkëputur bashkëpunimin me qendrën amerikane, Gary McGhee. Kështu së paku shkruan në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare të klubit prishtinas. “Ne e falënderojmë McGhee-në për angazhimin dhe profesionalizmin e tij, duke i dëshiruar sukses në karrierën e tij”. Ndërkaq kampioni aktual i Kosovës në basketboll po punon për sjelljen... 

Prezantohet Tay Waller

Sigal Prishtina e ka prezantuar të enjten edhe zyrtarisht basketbollistin amerikan, Tay Waller, në një konferencë për shtyp që u mbajt në zyrat e klubit në Prishtinë. Basketbollisti amerikan luan në pozitën e krahut dhe pritet ta japë një kontribut të madh për bardh e kaltrit sezonin tjetër. Ai është konsideruar një përforcim i madh nga drejtori gjeneral, Florian Miftari, ndërsa... 

Prishtina, favorite për të fituar Ligën Ballkanike

Basketbolli kosovar po rritet. Aleksandar Todorov, trajner i ekipit bullgar BC Balkan e ka vlerësuar lartë Sigal Prishtinën, e cila do t’ia bëjë sefte sivjet në Ligën Ballkanike. Trajneri i klubit nga Botevgradi e ka futur ekipin bardhekaltër ndër favoritët për ta fituar këtë eveniment, pas investimeve dhe organizimit që bëri klubi i udhëhequr nga kryetari Blerand Stavileci. “Po... 
Etiketat:

Sigal Prishtina shkon në Pejë

Koordinatori i Sigal Prishtinës, Florian Miftari, të mërkurën ka bërë të ditur se Sigal Prishtina do të udhëtojë për në Pejë, ani pse sipas tij, do të jetë një mision i pamundur. Miftari thotë se Sigal Prishtina për hir të basketbollit dhe për të treguar se është skuadër profesionale do të udhëtojë për në Pejë. “Ne nuk kemi thënë se nuk do të udhëtojmë, por kemi... 
Etiketat: ,

Dënohet Sigal Prishtina

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot pasdite, ka shprehur indinjatën e tij për incidentin e ndodhur në ndeshjen e javës së 18-të në BKT Superligë, ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Trepçës, derisa Komisari i Garave ka shqiptuar masat ndëshkimore. Ndërkohë, Komisari i Garave i FBK-së, Tajar Rifati, ka shqiptuar dënimet për incidentin e ndodhur në... 
Etiketat:

Sigal Prishtina mund të vazhdojë garën me dy të huaj

Sigal Prishtina në stinorin vjeshtor të BKT Superligës është paraqitur me tre basketbollistë të huaj. Por skuadra më e suksesshme e pasluftës në basketbollin kosovar, në pranverë mund të luajë me vetëm dy të huaj në përbërje. Një mundësi të tillë e ka lënë të hapur koordinatori i Sigal Prishtinës, Florian Miftari, të enjten gjatë prezantimit të përforcimit më të ri... 
Etiketat:

Sigal Prishtina kërkon të vazhdojë serinë e fitoreve

Sigal Prishtina synon të fitojë edhe derbin e tretë brenda katër javëve. Pas triumfit ndaj Pejës (66:59) e Trepçës (69:64), kapiteni Edmond Azemi pret fitore edhe kundër skuadrës së Sigkos Bashkimit. Sigal Prishtina të mërkurën (sot, 19:30) pret ekipin nga Prizreni në ndeshjen e javës së 12-të të BKT Superligës. Skuadra bardhekaltër i prin renditjes së bashku me Pejën, me nga... 
Etiketat: