Home » Posts tagged with "Sami Khedira"

Khedira e lë Arsenalin ‘me gishta në gojë’

Dëshira e Arsenalit që ta transferojë mesfushorin gjerman, Sami Khedira, ka rënë në ujë, pasi që ky i fundit ka shprehur dëshirë që ta rinovojë kontratën e tij me Real Madridin. Ishte pikërisht trajneri i Topçinjëve, Arsene Wenger, i cili javë më parë kishte shprehur haptazi dëshirën për të nënshkruar me fituesin e Kupës së Botës me Gjermaninë, mirëpo dëshira e tij pritet... 

Khedira dëshiron të mbetet te Reali

Sami Khedira ka lënë të hapur mundësinë e vazhdimit të kontratës me Real Madridin, duke e bërë edhe më të paqartë të ardhmen e tij. Mesfushori gjerman është lidhur me një largim nga Santiago Bernabeu gjatë verës së ardhshme, kur skadon kontrata e tij me Los Blancos. Por, edhe pse tashmë ka edhe një konkurrent të fuqishëm në ekip, bashkëkombësin Toni Kroos, Khedira thotë se... 

Juve interesohet për Khediran

Krerët e Juventusit edhe zyrtarisht kanë shprehur interesim për shërbimet e mesfushorit të Real Madridit, gjermanit Sami Khedira, njoftoi të hënën e përditshmja italiane “Tuttosport”. Skuadra italiane është e bindur se me një ofertë prej 20 milionë eurosh mund të transferojë Khediran në fund të këtij edicioni. Khedira 23-vjeçar te skuadra madrilene u transferua para... 
Etiketat: ,

Khedira: Do t’i hakmirremi Barcës

Mesfushori gjerman i Real Madridit, Sami Khedira, është duke menduar që tani për El Classicon kthyes që zhvillohet në prill në Santiago Bernabeu. Ish-mesfushori i Stuttgartit sigurisht se nuk do ta harrojë kurrë poshtërimin që ia bëri Barcelona në Camp Nou pak javë më parë dhe tashmë është duke menduar për hakmarrjen ideale në prill. “Ne të gjithë duam t’i revanshohemi Barcelonës... 

Khedira i del në mbrojtje Ronaldos

Mesfushori i Real Madridit, Sami Khedira, ka dalë në mbrojtje të Cristiano Ronaldo pasi ai ishte kritikuar nga shtypi gjerman. Khedira ka lavdëruar bashkë-lojtarin e tij, duke thënë se ai ka qenë vital për t´i ndihmuar atij të gjejë veten në Bernabeu pas transferimit në afatin kalimtar veror. “Ai nuk është arrogant ose vetjak, siç thonë shumë njerëz. Ai vishet në mënyrë... 

Ronaldo është lojtar ekipor

Sami Khedira thotë se bashkëlotjari i tij te Real Madridi, Cristiano Ronaldo, është një lojtar ekipor. Ronaldo është kritikuar së fundi për lojë vetjake dhe mos-bashkëpunim me lojtarët tjerë të ekipit, por kështu nuk mendon Khedira. “Cristiano Ronaldo është një lojtar i shkëlqyeshëm individual, por ai po ashtu është edhe një lojtar i shkëlqyeshëm ekipor. Ai luan me ekipin.... 

Ozil dhe Khedira e kanë të vështirë komunikimin

Sipas Jose Mourinhos, dy transferet e reja të Realit, Mesut Ozil dhe Sami Khedira, po e kanë të vështirë t’i përshtaten jetës në Spanjë “Ata nuk flasin spanjisht. Ata mund të thonë ‘Buenos dias’ dhe ‘Hola’, por kjo është e tëra. Madje ata nuk flasin as anglisht”. “Pjesëmarrja e tyre në jetën shoqërore me skuadrën, është e barabartë me zero. Ozil jeton me Khediran... 

Khedira humbet simpatinë e presidentit Perez

Debutim jo shumë i ëmbël për mesfushorin gjerman Sami Khedira me fanelën e Real Madrid. Në miqësoren përballë Bayern Munchen lojtari ka bërë një gafë që ndoshta mund t’i kushtojë simpatinë e presidentit Florentino Perez. Pas 90 minutëshit ai ka shkuar menjëherë drejt autobusit duke mos përshëndetur asnjë fans, madje duke injoruar edhe shikimin e presidentit Florentino Perez. Sipas... 

Khedira: Endërroj të mund Barcelonën!

Blerja e re e Real Madridit, Sami Khedira, ka thënë se ëndërron të mundë Barcelonën në derbin e parë të sezonit, që luhet në “Santiago Bernabeu”. Mesfushori gjerman Khedira është blerë nga Real Madridi javën e shkuar dhe ka fluturuar drejt SHBA-së, për t’u bashkuar me skuadrën e tij. “Unë mezi pres të bashkohem me skuadrën, të takoj trajnerin Mourinjo”, ka thënë ai... 

Khedira shkon në Real Madrid

Sami Khedira është pranë Real Madrid. Lajmin e bën të ditur gazeta sportive “Marca”, sipas të cilës madrilenët do të derdhin në arkën e Shtutgartit 10 milionë euro. Sipas së përditshmes, njoftimi zyrtar për këtë kalim mund të bëhet që ditën e sotme. Për mbërritjen e Khedira në kampionatin spanjoll flet edhe “AS”, e cila gjithësesi thekson se nuk është thënë...