Home » Posts tagged with "Romës"

Okaka: Jam i pakënaqur te Roma

Sulmuesi i Romës, Stefano Okaka, ka bërë të ditur se shpreson të largohet nga klubi në kërkim të një ambienti ku do të ketë më tepër aktivizim. 21 vjeçari gjatë sezonit të kaluar ishte i huazuar në Fulham, ndërsa këtë edicion ka bërë vetëm një paraqitje dhe atë si rezervist. Ai ka pranuar se dëshiron të largohet nga Roma nëse merr ndonjë ofertë të mirë. “Nuk e shoh... 

Pizarro: Nuk mund ta shpjegojmë fillimin e dobët

Mesfushori i Romës, David Pizarro, thotë se ai nuk mund ta shpjegojë fillimin e dobët të sezonit për Romën. “Ne dukemi të humbur në fushë, por ne kemi nevojë të përmirësohemi për të ndihmuar Ranierin. Ne kemi aftësi për të nxjerrë veten nga ky moment i vështirë. E kemi nxjerrë veten nga pozita të tilla edhe më herët dhe do ta bëjmë përsëri”. “Është... 

Ranieri: Ishim me fat

Menxheri i Romës, Claudio Ranieri, thotë se ata ishin me fat që arritën të shënojnë fitore në Ligën e Kampionëve ndaj Cluj. Philippe Mexes dhe Marco Borriello shënuan për të ndihmuar Romën të shënojë fitore 2-1 në Olimpico. “Jam i kënaqur me paraqitjen, që ishte e rëndësishme pas fitores ndaj Interit. Ne luajtëm shumë mirë dhe e dija se do të kemi vështirësi, andaj e kemi... 

Adriano i pakënaqur me qëndrimin në stol

Sulmuesi brazilian Adriano është i pakënaqur me qëndrimin në stol në fitoren befasuese prej 1-0 të Romës në derbin e vikendit ndaj Interit. Adriano shpresonte të del në fushë në Olimpico ndaj ish-klubit të tij, por në vend të tij u zgjodh Julio Baptista. “Pse nuk luajtët? Nuk e di. Pyeteni trajneri, mos më pyetni mua”, ka thënë Adriano. Por Ranieri ka dhënë një shpjegim logjik... 

Samuel do të mungoj ndaj Romës për shkak të lëndimit

Interi mund të mbetet pa shërbimet e mbrojtësit të hekurt, Walter Samuel, kur Nerazzurët do t’i shkojnë Romës të shtunën në kuadër të derbit të javës së pestë në Serie A. Mbrojtësi argjentinas ishte zëvëndësuar nga Ivan Cordoba në fitoren prej 4-0 të Interit ndaj Barit të mërkurën mbrëma, për shkak të një dëmtimi. Në faqen zyrtare të Interit është konfirmuar se... 

Boriello: Rossonerët ndihmohen nga arbitrat

Sulmuesi i Romës, Marco Boriello, ka dhënë një deklaratë shokuese ndaj ish-ekipit të tij, Milanit, duke thënë se Rossonerët gjithmonë ndihmohen nga arbitrat. Roma pësoi disfatë nga Brescia të mërkurën mbrëma dhe Boriello ndjen se gabimet e gjyqtarit, Carmine Russo, ishin kruciale në rezultatin përfundimtar. “Ishin dy penalti të paakorduara, ndoshta tri. Te Milani, këto gjëra... 

Lazio e Milan ndajnë pikët

Ka përfunduar me rezultat të barabartë njëra nga ndeshjet kryesore të xhiros së katërt të Serie A. Lazio dhe Milani kanë luajtur baras 1-1 në takimin e zhvilluar të mërkurën mbrëma në Stadiumin Olimpik të Romës. Rossonerët kaluan të parët në epërsi me anë të Zlatan Ibrahimovic (66’), i cili pranoi një top të mirë nga Clarence Seedorf, për të mposhtur portierin Muslera. Vendasit... 

Roma interesohet për Givenin

Drejtuesit e Romës po interesohen për shërbimet e portierit të Manchester Cityt, Shay Given, shkroi të martën gazeta angleze “Daily Mirror”. Given ka kërkuar të largohet nga City shkaku i raporteve të jo të mira me trajnerin Roberto Mancini, pasi është lënë si portier i dytë. Roma ka nisur bisedimet për transferimin e Givenit, pasi ka probleme me portier dhe synon ta sjellë... 

Sevilla interesohet për Mexes

Sevilla raportohet se është e interesuar të transferojë mbrojtësin e Romës, Philippe Mexes. Francezi nuk po e sheh veten te Roma pasi nuk është pjesë e formacionit të parë të trajnerit Claudio Ranieri. Milani dhe Juventusi po ashtu ishin të interesuar për Mexes, megjithatë tash në garë është edhe Sevilla. Drejtori i klubit spanjoll, Monchi, e sheh Mexes si një zëvendësim për... 

Ranieri: Roma është në krizë

Trajneri i Romës, Claudio Ranieri, thotë se klubi që ai drejton është në krizë. Giallorosët ende nuk kanë shënuar fitore këtë sezon, ndërsa sonte do të kenë përballë Chievon në kuadër të javës së katërt të Serie A. “Ka qenë një gjendje kritike për një kohë. Ne e dimë se do të ishte vështirë në Brescia. Pritëm një ndeshje të vështirë, por jemi të përgatitur...