Home » Posts tagged with "Peja"

Majlinda: Edhe në Moskë do të bëj mrekullinë!

Sporti i Republikës së Kosovës deshëm ose nuk deshëm në garat ndërkombëtare identifikohet me emrin e Majlinda Kelmendit. 18-vjeçarja nga Peja kurrë nuk është më afër se të jetë në Lojërat Olimpike të vitit 2012 që do të zhvillohen në Londër të Anglisë. Për xhudisen Majlinda Kelmendi nga shteti më i ri në botë, që garon në disiplinën 52 kg, është shkruar gjerë e gjatë... 

Besa Famiglia mund t’i bëjë “sherr” Kastriotit

Drejtuesit e klubit të hendbollit Kastrioti i Ferizaj (meshkujt) jo që ia kanë frikën Besa Famiglisë nga Peja, por sipas tyre barazimi dhe fitorja i bëjnë punë të mirë, por në rast të humbje ia komplikojnë paksa punët për titull. Ballafaqimi Besa Famiglia dhe Kastrioti i Ferizajt, do të zhvillohet të premten në orën e vona (20.00) në palestrën e sportit Karagaç” në Pejë.... 

Bashkimi mëton mbrojtjen e titullit

Basketbollistet e Bashkimit nga Prizreni në njëfarë mënyre ia kanë frikën skuadrës së Penzës nga Peja. Prizrenaset udhëheqin me rezultat 1:0 në fitore në finalen e play-offit dhe mëtojnë që në ndeshjen e dytë në Pejë të shënojnë fitore dhe të kremtojnë titullin e kampionit në konkurrencën e femrave. Penza ka skuadër solide, e cila është edhe fituese e kupës dhe shpreson... 
Etiketat: , , ,

Besa Famiglia, fituese e kupës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka qenë i pranishëm në ndeshjen finale të kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në mes Prishtinës dhe Besa Famiglia nga Peja (meshkujt). Skuadra e hendbollit Besa Famiglia është fituese e kupës së shtetit më të ri në botë, Republikës së Kosovës. Pejanët në finale shënuan fitore me rezultat 36:30 kundër kampionit... 

Trepça barazoi fitoret me Penzën

Basketbollistet e Trepçës nga Mitrovica shënuan fitore me rezultat 55:50 kundër fitueses së kupës, Penzës nga Peja, në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së play-offit në Ligën e Parë të Kosovës në basketboll (femrat). Trepça është barazuar me fitore 1:1 dhe ndeshja e tretë në Pejë përcakton edhe finalistin se kush do të takohet me Bashkimin e Prizrenit. Trepça edhe njëherë... 
Etiketat: , , ,

Të shtunën finalet e hendbollit

Zyrtarët e Federatës së Hendbollit të Kosovës njoftojnë se të shtunën do të zhvillohen dy ndeshjet finale të hendbollit (meshkujt dhe femrat). Finalja në konkurrencën e meshkujve në mes Besa Famiglias nga Peja dhe Prishtinës zhvillohet në orën 20.30, ndërsa ajo e femrave do të luhet në orën 18.15, ku takohen Kastrioti i Ferizajt dhe Shqiponja nga Gjakova. Katër skuadra dhe katër... 

Hasanaj theu rekordin

Atleti Meriton Hasanaj i klubit të Besës së Pejës në disiplinën 1000 metra theu rekordin me rezultat 2:30.95 minuta, ndërsa atletja Gresa Bakraçi (Besa) barazoi rekordin e Diana Qehaja në disiplinën 1000 metra me rezultat 3:08.00. Këto rezultatet të këtyre atletëve janë arritur në Mitingun e hapur në Atletikë, që u mbajt sot në stadiumin e KF Trepça. Hasanaj dëshmoi se është... 

Prishtina kërkon pikë në Ferizaj

Prishtina është kthyer në formë në javët e fundit dhe ka hapur luftën për ta mbrojtur titullin e kampionit. Fitorja 3:0 kundër Drenicës, pastaj në Pejë me Besën 1:0 dhe së fundi mposhti edhe Trepçën me shifra 1:0 e futën Prishtinën në garë për mbrojtjen e titullit të kampionit. Tri fitore radhazi e bënë Prishtinën të kthejë shkëlqimin ashtu si i ka hije dhe tashmë në... 

Sigal Prishtina në finale, ndërsa gjyqtari goditet në kokë

Basketbollistët e Sigal Prishtinës edhe në Pejë u dëshmuan skuadër më e mirë se Peja dhe fituan me rezultat 73:64. Peja me gjithë përpjekjet që të arrijë rezultat pozitiv ka qenë vështirë, pasi mysafirët aplikuan lojë të fortë. Duhet theksuar se edhe në Pejë, sikurse në Mitrovicë policia u detyrua ta zbrazin palestrën pas sjelljeve të pahijshme të adhuruesve pejan. Kjo ishte... 

Zeka: Besa është më e dëmtuara

Kapiteni i klubit të futbollit Besa nga Peja, Haxhi Zeka, është optimist se në Skenderaj do të arrijnë rezultat të favorshëm në përballje me Drenicën. Zeka ka thënë se Besa do të ishte në pozitën e parë sikur mos të ishte dëmtuar nga gjyqtarët. “Besa është skuadra më e dëmtuar në elitën e futbollit. Mund të them se nuk ka ndeshje që Besa nuk është dëmtuar nga gjyqtarët.... 
Etiketat: , , ,