Home » Posts tagged with "Mitrovica"

Sigal Prishtina demolon Mitrovicen (160:51)

Sigal Prishtina ka arritur një prej fitoreve më të thella të pasluftës, duke e demoluar ekipin që zë pozitën e fundit në Superligë, Mitrovicën, të cilën e mposhti me plot 109 pikë dallim. Vetë shifrat flasin për një përballje formale në palestrën ”Eurosporti” në Bardhosh, ku Sigali përkundër faktit që kishte një kundërshtar të një rangu më të ulët, nuk hezitoi të... 

Sigal Prishtina kërkon t’i hakmerret Bambit

Sigal Prishtina kërkon t’i hakmerret Bambit për humbjen e vetme që ia shkaktoi këtë sezon në kryendeshjen e xhiros së tetë të Superligës, e cila zhvillohet të premten. Mirëpo, ekipi serb nga Mitrovica, që nuk di për humbje ende, synon ta ruajë serinë pozitive. Sigal Prishtina dhe Bambi të premten do t’i masin forcat në mes vete për herë të dytë këtë sezon, në kryendeshjen... 

Rivaliteti i derbit të ri

Një derbi i ri, kështu mund të vlerësohet përballja Hysi – Trepça, e cila ka dhënë shkëlqimin e vet me tri përballjet e kampionatit të kaluar, kur lojtarët e të dy skuadrave kanë ditur të japin kualitete. Të dielën këto dy skuadra do të kenë rundin e radhës, kur do të luajnë në stadiumin e Hysit në Merdarë. Hysi i mobilizuar si asnjëherë më parë synon fitoren dhe të... 

Trepça ’89 fitoi derbin e nxehtë

Futbollistët e Trepçës ’89 nga Mitrovica e fituan kryendeshjen e qytetit ndaj Trepçës, kampione në fuqi, me rezultat 1:0. Autor i golit të fitores ka qenë futbollisti Idrizi në minutën e 40-të të pjesës së parë. Mbi 5 mijë shikues në stadium krijuan atmosferë të shkëlqyeshme, duke anuar për skuadrat e zemrës. Ndeshje që pati mjaft futbollistë të ndëshkuar me kartonë të... 

Trepça synon të mbrojë titullin

Kampioni në fuqi Trepça nga Mitrovica edhe për edicionin ri të garave, ka paralajmëruar se do të mëton të njëjtin qëllim. Ata në vitin e kaluar rikthyen titullin e kampionit pas 17 vjetësh. Trepça për disa vite ishte edhe anëtare e kategorisë së dytë të garave, ndërkaq në edicionin e fundit mblodhi rreth vetës futbollistë të cilësisë më të lartë. “Xehetarët”, nën... 

Ku ka para luan Doçi

Ndër mbrojtësit më stabilë në elitën e futbollit të Kosovës, Patrik Doçi përfundimisht ia ka kthyer shpinën kampionit në fuqi, Trepçës nga Mitrovica, Doçi tash e tutje do të jetë pjesë e skuadrës së Ballkanit nga Theranda, e cila pas sa vitesh është rikthyer në shoqërinë elite. Doçi nuk e ka pasur të lehtë që të merr vendim për të kaluar në radhët e Ballkanit, pasi... 

Dikush do të largohet

Basketbollistët e Trepçës nga Mitrovica që tri javë kanë filluar përgatitjet për edicionin e ri, por jo me trajnerin Milçe Mitev, por me Ahmet Behramin, Artan Mehmetin e Bujar Begun. Drejtori i klubit, Besim Braha, tha se që tri javë kanë nisur punët në klub. “Trepça është klub me traditë të basketbollit dhe ka nisur përgatitjet individuale. Ato zhvillohen në palestrën e sportit... 
Etiketat: ,

Pa trajner Trepça ‘89

Pas dorëheqjes së Afrim Tovërlanit nga posti i kryetrajnerit të Trepçës ’89 nga Mitrovica, pritet se shpejti të emërohet kryetrajneri i ri. Njëri prej anëtarëve të kryesisë së skuadrës së klubit mitrovicas, që nuk deshi të identifikohet me emër, tha se më së largu brenda dy jave do të gjendet edhe zëvendësuesi i Tovërlanit. Trepça ’89 e sapo-rikthyer në elitën e futbollit,... 

Trepça ’89 e Ballkani në Superligë

Trepça ’89 nga Mitrovica kremtoi rikthimin në Superligën e Kosovës në futboll. Përveç mitrovicasve, edhe Ballkani i Therandës pas 10 viteve rikthehet në elitën e futbollit dhe festuan këtë sukses. Trepça ’89 zuri vendin e parë me 69 pikë, ndërsa Ballkani i dyti me 65 pikë. Besiana e zuri vendin e tretë në tabelë me 57 pikë dhe do të kërkojë që në ndeshjen e barazhit me... 

Vëllaznimi e kalon Ferizajn!

Futbollistët e KEK-ut nga Kastrioti mposhtën kryesuesin e tabelës Trepçën nga Mitrovica me rezultat 1:0, në kuadër të ndeshjes së javës së 32-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll. Futbollisti Arsim Plepolli ka qenë kreatorë i fitores së KEK-ut me golin që ka shënuar në minutën e 90-të të takimit. Trepça me gjithë humbjen që ka pësuar gjasat për ta fituar...