Home » Posts tagged with "Milan"

Ancelotti: Keni kujdes nga Torres

Ai ka qenë i dështuar te Chelsea dhe te Milani, mirëpo Carlo Ancelotti ka paralajmëruar për rrezikun që mund të paraqesë Fernando Torres në ndeshjen e Kupës së Mbretit ndërmjet dy rivalëve madrilenë. Të mërkurën mbrëma, Real Madridi dhe Atletico Madridi do të zhvillojnë ndeshjen e parë të të tetës së finales dhe sulmuesi i kthyer në Vicente Calderon do të jetë startues. Rreth... 

Suso arrin marrëveshje me Milanin

Anësori i Liverpoolit, Suso, thuhet se ka arritur marrëveshje katërvjeçare me Milanin dhe pritet t’i kalojë testet mjekësore. Mediat italiane raportojnë se i riu ka arritur marrëveshje për një para-kontratë për t’iu bashkuar Rossonerëve ose në janar ose në fund të kontratës së tij në qershor. Corriere della Sera shkruan se agjenti i 21-vjeçare ka qëndruar në Milan këtë javë... 
Etiketat: , ,

Blerim Xhemajli pranë Milanit

Mesfushori shqiptar që nuk po arrin ta gjejë veten kurrsesi te Galatasaray është afër kthimit në Itali. Bëhet fjalë për mesfushorin zviceran, Blerim Xhemajli, i cili, sipas medieve turke, është shumë pranë kalimit tek klubi i madh italian Milan, transmeton Telegrafi. Trajneri Filippo Inzaghi e konsideron mesfushorin shqiptar si një zëvendësues adekuat të holandezit Nigel De Jong, ndërsa... 

Totti dhe Inzaghi, shembuj për Menez

Jeremy Menez thotë se ikona e Romës, Francesco Totti, dhe trajneri i Milanit, Filippo Inzaghi, janë dy lojtarët të cilët ai i merr për model në karrierën e tij. “E njoh Tottin mirë. Për mua ai është një shembull. Ai është një lojtar i shkëlqyeshëm, si disa që kam parë në karrierën e time”. “Po, do të më pëlqente të arrij sa ai (Inzaghi), çdo ditë përpiqem. Dua të... 

Milani e ka blerë Torresin

Chelsea ka konfirmuar se sulmuesi Fernando Torres është blerë nga Milani, ku ka qenë momentalisht i huazuar. Spanjolli kishte nënshkruar një kontratë dyvjeçare gjatë verës me Rossonerët, por e pati të vështirë të gjente formën e tij me ç’rast nisën shumë spekulime në lidhje me kalimin e tij te Atletico Madridi. Të dy skuadrat konfirmuan marrëveshjen për 30-vjeçarin duke treguar... 

Galliani i bindur: Milani kaloi krizën

Drejtori i Milanit, Adriano Galliani, është i bindur se Milani e ka të hapur dhe të sigurt rrugën drejt suksesit në vitin 2015. Milani arriti të mposhtë Napolin dhe të nxjerrë një barazim nga Roma para pushimit dimëror dhe Galliani thotë se ky është momenti i kthesës. “Nëse ne luajmë kështu, atëherë ne mund të garojmë për Ligën e Kampionëve”. “Më duket se ekipi e ka... 
Etiketat: ,

Galliani: Milani, aspak inferior ndaj të tjerëve

Adriano Galliani thotë se Milani nuk është inferior ndaj asnjë skuadre tjetër italiane dhe është optimist se ata do të rikthehen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. “Deri tash këtë sezon ne kemi fituar përballë Lazios dhe Napolit dhe kemi zhvilluar një paraqitje shumë të mirë edhe kundër Juventusit edhe pse jemi mundur”. “Unë mendoj se ky Milan nuk është inferior... 
Etiketat: ,

Milani mund të kualifikohet në LK

Shefi ekzekutiv i Milanit, Adriano Galliani, beson se Rossonerët mund të kualifikohen në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm. Sezoni i kaluar ishte për t’u harruar për kuqezinjtë, mirëpo këtë edicion nën drejtimin e Filippo Inzaghit, ata kanë treguar shenja përmirësimi. Në 16 javët e para, Milani i ka humbur vetëm tri ndeshje dhe aktualisht gjendet vetëm dy pikë prapa... 

Liverpooli e mendon rikthimin e Torresit

Klubi anglez, Liverpool seriozisht është duke e menduar rikthimin e ish yllit të tyre, Fernando Torresit, raportojnë mediat britanike. Sulmuesi spanjoll gjatë verës që lamë pas iu bashkua Milanit në formë huazimi nga Chelsea. Edhe pse Torres nuk po kalon periudhë të mirë tek ‘Rossonerët’, megjithatë, ‘Të kuqt’ e Anglisë janë duke planifikuar që të nisin fushatën në adresë... 

Milani është në rrugën e duhur

Filippo Inzaghi, trajner i Milanit, ka thënë se është i lumtur me lojën dhe barazimin e skuadrës së tij kundër Romës. Roma dhe Milani mbrëmë luajtën pa gola në derbin e xhiros së 16-të të Serisë A. Tekniku i ‘Rossonerëve” tha se skuadra e tij luajti mirë në dy ndeshjet e fundit kundër Napolit dhe Romës. “Unë jam i lumtur me lojën që treguam kundër Napolit dhe Romës.... 
Etiketat: , ,